Sekretari për Dixhitalizimin pyeti, Qytetari Dixhital përgjigjet dhe tregon një histori me kobure të vitit 1991. Reagon deputeti Peza

Postuar në 27 Maj, 2016 19:13

Partia Socialiste i kërkoi kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që të përgjigjej për çështjen e Flamur Nokës dhe historinë e tij me UDB-në. PS-ja e kërkoi këtë gjë përmes sekretarit të saj për Dixhitalizimin, Alfred Peza, i cili doli në një konferencë për shtyp. Sot, Basha i është përgjigjur Pezës me protokollin e duhur të funksionit të tij: me Qytetarin Dixhita. “Ne vend te replikes me jargavitjet e Rames: Pershendetje z. Basha ! Jam nje demokrat i oreve te para qe ne vitin 1990. Sapo ndoqa bolshevikun Alfred Peza ne tv i cili akuzon te djathten per dekriminalizimin. Ne fakt ai ka te drejte sepse me dt.22 Nëntor 1991 kur une drejtoja revolten e studentave ushtarak kunder diktatures ai si oficer drejtues nxori koburen e tij dhe qëlloi mbi mua dhe shoket e mij. Mbi 2 mije studente e pedagog te asaj shkolle e din kete akt por edhe sot heshtin ! Ne nuk u kthyem mbrapsht por e perzume nga shkolla kete kriminel me rroba ushtarake. Koha dhe Partia e tij e ngriten dhe vleresuan ne maksimimum. Eshte koha e maskarenjve ! Ju uroj cdo te mire I.M”, shkruhet në postimin e Bashës në profilin e tij në Facebook. Po Peza vallë do përgjigjet? Edhe sikur të mos përgjigjet nuk ka problem: detyrën ka bërë dhe i është bindur ndoshta ndërgjegjes së vet apo betimit. Nuk kemi pse të kërkojmë hesap për të adoleshencën politike të njerëzve.

***

Në reagimin e vet, deputeti Alfred Peza shkruan: "Lulëzim! Ky demokrati yt i orëve të para që paska drejtuar revoltën e studentëve ushtarak kundër diktaturës dhe s'ka kurajo të thotë as emrin, ose më ka ngatërruar mua me Bujar Nishanin ose të ngatërron ty qëllimisht në këtë histori me të cilën ti nuk ke lidhje! Po unë s'kam punë me këtë tipin pa emër, po me një emër të përveçëm dhe të njohur nga të gjithë: Flamur Noka! Pse nuk përgjigjesh për fshehjen që Flamur Noka i ka bërë bashkëbisedimeve të faktuara me oficerët e UDB-së kur është ndaluar në vitin 1991?! Pse i dredhon përballjes me një fakt konkret që implikon rëndë një deputet të PD-së në shkeljen flagrante të ligjit të dekriminalizimit?! Pse replikon me të shara e me letra anonime ndërkohë që je i dyshuar publikisht tanimë si një marifetçi i madh dhe i papërgjegjshëm që u rrokanise kokën shqiptarëve e ndërkombëtarëve për 19 kriminelet imagjinare të PS në Parlament?! Mirë nuk gjete jo 19, po asnjë, sepse nuk kishe ku i gjeje, pasi s'ka të tillë, po të paktën përgjigju për Flamur Nokën... Unë e di pse s'përgjigjesh, sepse ti s'ke sesi përgjigjesh, përderisa nuk je vetja, po vetëm çiraku i ustait plak, Saliut! Po të paktën si çun Holande gjej një mënyrë më të sjellshme për të mos thënë atë që nuk thua dot se bëhesh fare banal kur deri edhe jargët i ke të plakut!".

PS: Përditësuar

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.