Sani, pasardhës të drejtpërdrejtë të Homo Sapiensit të parë, në rrezik zhdukjeje
20 mijë vjet traditë gjuetie. Kjo vlen për popullin Sani në Afrikën Jugore, që siç shkruan CNN, sipas testeve të ADN-së, rezultojnë të jenë njerëzit më të vjetë në tokë. “Sani rrjedhin direkt nga Homo Sapiensi i parë”, vijon rrjeti televizv amerikan që ngre alarmin dhe shton se “tashmë kultura, traditat dhe trashëgimia e tyre, janë në rrezik për t’u zhduku përgjithnjë”. Sani jetojnë në Afrikën Jugore, në Botsvana, ku thirren Basarwa, në Angola dhe në Namibi. Janë një popullsi nomadike dhe e ka vijuar këtë mënyrë jetese për mijëra vjet pa ndërprerje(http://edition.cnn.com/2016/05/24/travel/basarwa-botswana-culture-crisis...).
Shkolla dhe urbanizimi po vë në rrezik zhdukjeje këtë popullsi, pasi fëmijët e edukuar mësohen me mënyra të tjera jetese. Pa lënë mënjanë gjuhën e cila do të vijë duke u goditur. Disa foto:
Add new comment