Trump në avantazh nga sondazhet. Merr ftesë nga Cameron për të vizituar Londrën

Postuar në 24 Maj, 2016 10:38

"Është koha për t’u shqetësuar?": Këtë pyetje bën Instituti që në bazë të sondazheve vëren një avantazh prej 0.2 për qind të kandidatit republikan Donald Trump ndaj rivales demokrate Hillary Clinton.RealClearPolitics SHBA (RCP) sintetizon sondazhet e opinionit për të matur popullaritetin e pretendentëve për Shtëpinë e Bardhë.

Në përllogaritjet e fundit, (duke sintetizuar pesë anketa të kryera në periudhën mes 13 dhe 19 majit) Donald Trump kryeson me  43.4%  ndaj  43.2% të Hillary Clinton. Dy pretendentët për Shtëpinë e Bardhë duket se kanë popullaritetin më të ulët në krahasim me fushatat e mëprshme  për presidencën e Shteteve ë Bashkuara

Diefernca mes dy kandidatëve është shumë e vogël dhe ai që ka njohur rritje të popullaritetit ka qenë miliarderi Trump, i cili po fiton epërsi ndaj ish-sekretares së Shtetit. Ndonëse janë ende në garë për t’u shpallur kandidat në partitë respektive Trump e Klinton përtej çdo të papriture do të jenë dy rivalët për Shtëpinë e Bardhë. Fakt është se 41 % e të pyeturve kanë mendim pozitiv për Clinton dhe 56 % mendim negativ. Të njëjtat shifra janë edhe për Donald Trump. Ky i fundit pavarësisht polemikave në distancë me kryeministrin britanik ka marrë ftesë për të vizituar Londrën. E pyetur për ftesën zyra e kryeministrit britanik tha se kjo është një praktikë që ndiqet me kandidatët për President të Shteteve të Bashkuara.

Burimi VOA

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.