A e keni përdorur emrin Kastriot Cakoni?

Postuar në 23 Maj, 2016 13:39

Partia Demokratike iu drejtua sot me një deklaratë, kryebashkiakut të Krujës, Artur Bushi, duke hedhur dyshime se ai ka fshehur fakte për dënimin e tij në Itali i shërndarës droge.

“A e keni përdorur emrin Kastriot Cakoni? A jeni dënuar, hetuar dhe arrestuar në Itali për trafik prostitucioni, trafik dhe shpërndarje të lëndëve narkotike me këtë identitet, me emrin Kastriot Cakoni? Kryetari i Ramës në Bashkinë Krujë i shmanget pyetjes, por kjo është fshehje e të dhënave, është vepër penale që çon në mbarimin e mandatit të tij dhe në ndjekje të mëtejshme. Ndaj i bëjmë thirrje Prokruroisë të nisë menjëherë punën për verifikimin e këtij rasti dhe rasteve të tjera, si Roshi i Kavajës apo Bardhi i Kurbinit, të mosdeklarimit, ose deklarimit të rremë””thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.