Imami kërkon të mos ndalohen martesat e myslimanëve me vajzat minorene: “Janë pjesë e një kulture që duhet respektuar”
Rasti i ndalimit të një numri të madh martesash mes burrave dhe vajzave nën 14 vjeç është shkak për shpërthimin e një skandali në Danimarkë. Ministrja e Emigracionit, Inger Støjberg shprehu vendosmërinë e saj për të mbrojtur vajzat minorene, duke thënë se çiftet myslimane të këtij lloji në Danimarkë do të ndahen deri në mbushjen e moshës nga vajzat.
"Është krejtësisht e papranueshme që vajza të mitura, të cilat janë të martuara të jenë pjesë e sistemit të azilit në Danimarkë. Kam kërkuar nga Shërbimi i Emigracionit Danez t’i japë fund këtij fenomeni", tha Støjberg.
Megjithë kundërshtimin e fortë nga komuniteti dhe Qeveria e Danimarkës Imami i xhamisë në qytetin Aarhus El-Saadi, Oussama tha se qeveria duhet të pezullojë këto ligje për të respektuar familjet e emigrantëve, pavarësisht nga mosha e grave.
Duke folur në gazetën Metroxpress Imami tha: "Ju duhet t’i shikoni këto situata nga një perspektivë e ndryshme. Ky është një rast i shkëlqyer për të mbrojtur këto familje. Ata janë të martuar dhe pavarësisht se burri ka dyfishin e moshës së gruas ata kanë krijuar një familje. Kjo është diçka që ne duhet ta pranojmë. Çifte të tilla i përkasin një kulture të ndryshme dhe ne nuk mund t’ shkatërrojmë këto familje. "
Add new comment