Rama parlajmëron Europën për kërcënimin rus dhe nuk pranon ta quajnë kryeministrin e një vendi të korruptuar

Postuar në 20 Maj, 2016 11:16

Antarësimin e Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian kryeministri Rama e sheh si një nevojë për të rritur sigurinë e brendshme të Europës. Në një intervistë për "Euronews" ai dha një shembull sesi liderishipi i Ballkanit po e udhëheq këtë proces. “Duhet të mbani mend që për herë të parë në 68 vjet unë shkova në Beograd dhe homologu im serb erdhi në Tiranë për herë të parë në historinë e dy vendeve tona të cilat kanë qenë në gjendje lufte me njëra tjetrën. Dhe kjo sepse jemi të bashkuar në qëllimin për tu bërë pjesë e Europës. Dhe nëse Europa ka probleme, nuk duhet trajtuar si dicka që nuk funksionon, por si një situatë që ka nevojë për lidership dhe kurajë për të vazhduar përpara. Kjo është arsyeja se pse Marinë Lë Pen dhe aleatët e saj në Europë korrin sukses në propagadën e tyre kundër zgjerimit të BE-së. Por Europa do të jetë më e fortë nëse kompletohet ky projekt duke mos lënë një zonë gri në mes të Europës, ku lojtarë të jashtëm si Rusia dhe ekstremistët islamikë të gjejnë një bastion nga ku të minojnë sigurinë në Europë.”

I ngacmuar nga gazetarja nëse mund të thoshte para të gjithë publikut se gjykatësit shqiptarë nuk janë të korruptuar, kryeministri Rama reagoi: “Duhet t’i japim fund historive për një Shqipëri të korruptuar dhe kriminale, si dhe për një Ballkan të korruptuar dhe kriminal. Pasi këto janë stereotipe që janë krijuar vite më parë dhe që sigmatizojnë vendet tona shumë lehtë.” Në intervistë Rama hedh poshtë zërat për trafik armësh nga Shqiperia, ndërsa tha se ajo që ky vend ka bërë për 25 vjet është një mrekulli e vërtetë duke marrë parasysh diktaturën nga vinte.

Comments

Submitted by Ndoc DUDASI (not verified) on

Pergjigje me mend dhe me vend.
Ka treguar integritet moral dhe karakter te forte, mbasi po trumbetohet per shqiptaret, neper media europiane si njerez kriminele, trafikante armesh, femrash dhe mafioze.
I ka treguar vendin, ne menyre te drejteperdrejte dhe me shume transparence, duke na perfaqesuar denjesisht.
I lumte.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.