"Albanizmi" i Fjalorit të Akademisë Malazeze ngjall të tjera reagime
1. ALBANIZACIJA- (albanizimi)- imponim i gjuhës, kulturës dhe zakoneve shqiptare- duke pyetur ka dhënë disa përgjigje- në bazë të përvojës refugjatët ortodoksë sllavë nga territoret e Shqipërisë, të cilët kanë qenë para presionit sistematik të albanizimit, sidomos në periudhën pas Luftës II Botërore.
2. Albaniziranje- ose- albanizirati
3. Albanizirati- do thotë, se edhe pse malësoret (malisori) janë albanizuar, e folura e tyre dallohet shumë nga standardi i gjuhës shqipe. Ky perifrazim i shqiptarizmit në Fjalorin e Akademisë Malazeze të Shkencave ka ngjallur njëntjetër reagim, atëtë studiueses, Ledi Shamku Shkreli që kërkon tërheqjen e këtij botimi me argumentin se fyen shqiptarët. Përveçse gjuhëtare zonja Shkreli është dhe deputete dhe kësisoj mund të ndërmarrë iniciativa parlamentare për ta çuar deri në fund këtë kauzë. Një ditë më parë deputeti shqiptar në parlamentin malazez Nik Gjeloshaj i ka quajtur fyese përkufizimet e Akademisë malazeze të Shkencave dhe Arteve (CANU- Crnogorska Akademija Nauka, i Umjetnosti) se shqiptarët janë agresorë, okupatorë dhe se kulturën e gjuhën përmes agresionit ua imponojnë të tjerëve me qëllime për t’i “albanizuar”.
Comments
Arnautizacija
Historikisht shqiptart nuk kan sulmue apo pushtue asnji vend,
perpose kur shqiptart kristjan te konvertuem ne islam bashkepunuen me pushtuesin turk-osman ne ushtrin e kalifatit islam turk per pushtimin e vendeve te tjera.
Akademia e Shkencave te Malit te Zi ka shume te drejte per periudhen 500 vjeçare te pushtimit turk-osman te Ballkanit.
Add new comment