Policia heziton të arrestojë Balilin. CNN Greek: Ka lidhje të forta politike, nuk guxojnë ta prekin
Shteti shqiptar është nën akuzë se po i ofron mbrojtje politike Drejtorit të Transportit Rrugor të Sarandës, Klemend Balili, i akuzuar dhe shpallur në kërkim nga policia greke si një prej organizatorëve të trafikut ndërkombëtar të drogës. Të paktën kështu thotë rrjeti prestigjoz CNN në seksionin grek, në lajmin me titull: “Mbrojtje politike për baronin e kartelit të Ballkanit”, ku i referohet një takimi dypalësh mes policisë greke dhe asaj shqiptare. Përfaqësuesit e policisë shqiptare, siç raporton CNN janë dorëzuar duke thënë se “në Shqipëri nuk mund ta prekim sepse ky person ka lidhje me parti politike dhe kontakte me politikanë të nivelit të lartë”.
Rrjeti investigativ BIRN ka publikuar edhe dokumentin e policisë greke ku Balili përmendet nominalisht si organizator i trafikut dhe furnizuesi me kanabis i organizatës kriminale. Të akuzuar për shkelje të ligjit N433/13 për “lëndët narkotike” , ligjit 187 të kodit penal të “Organizatave Kriminale” dhe të nenit 8 Kod Penal “Krimet e kryera në shtetin fqinj” janë tre persona, ndër ta dhe Klement Balili i Sabaudinit dhe Nazes lindur në 20/03/72 në Shqipëri dhe banues në Sarandë për shkeljet e mësipërme”, shkruhet në dokumentet e policisë greke. Policia greke doli një ditë më larë në konferencë për shtyp ku bëri të ditura detajet e operacionit me 15 të arrestuar dhe sqaroi se hetimi ishte kryer në bashkëpunim të gushtë me DEA-n amerikane.
Policia shqiptare heshti edhe disa orë pas deklaratës së Partisë Demokratike se i shpalluri në kërkim ishte Klemend Balili. E detyruar nga rrethanat e krijuara policia doli me një reagim ku merret me Partinë Demokratike dhe nuk sqaron pozicionin e saj në lidhje me personin e akuzuar.
"Për shkak se operacioni është ende në zhvillim, nuk mund të bëhen publike detaje që cënojnë këtë hetim. Ndërkohë, Policia e Shtetit shpreh indinjatën e saj rreth akuzave tërësisht abuzive nga Partia Demokratike. Suksesi i Policisë në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, është një motiv i mirë për të ndalur shpifjet e pabaza."- thuhet në njoftim. Por si është e mundur që policia greke ka arrestuar 15 persona dhe përmend Shqipërinë si bazë të trafikut, ndërsa policia shqiptare nuk ka njoftuar për asnjë të ndaluar, duke u mjaftuar me frazën se operacionin është në vijim e sipër.Edhe ministri që flet lart e poshtë për çdo çështje, ka kritikuar politikisht opozitën, duke mos thënë asnjë fjalë për personin e akuzuar që është drejtor i administratës publike.
Në operacione të ngjashme, madje të pak javëve më parë, policia shqiptare doli në konferencë me homologët italianë për goditjen e një rrjeti trafiku, ndërsa në rastin konkret policia bën shurdhin dhe memecin. Dhe dikush lart tyre u ka mbyllur gojën. Miqtë e Balilit siç raportojnë mediat janë të shumtë në politikë, me më kryesorin Ilir Metën, i pranishën në inagurimin e hotel "Santa Quaranta" në bashkëpronësi të vëllezërve Balili.
Comments
Informim correct
Ne keto shkurtima, informacione shkurt, ResPublika shkelqen. Bravo.
Duke mos mbajtur anen e asnjerit prej ketyre birbove qe e kane zhytyr jo vetem ne varferi, por edhe ne mjerim e turperim moral, tere kete popull qe nuk ua ka borxh...
Jane aq te peshtire, sa njerezve te thjesht, madje edhe atyre qe kane vuajtur keqazi ate kohen tjeter, qe te tere ne kor liturgjik e quajme Diktature, edhe ata te kampve te interrrnimit dhe te burgjeve, edhe ata pra, kane filluar e ringjallin jo Rilindjen, por Nostalgjine per Oborrin e Burgut, po pra, per vete Diktaturen!
Ta merr mendja qe eshte turp ta mendosh e jo me ta thuash kete gje, por vetem keshtu mund ta pershkruash se ne cfare derexheje (vetem fjale te turqishtes se vjeter te pafajshme ne vjetersine e saj) vetem me kesi fjalesh mund te ravijezojme realitetin ku na ka flakur kjo skote e peshtire gjoja politikanesh...
Vazhdo keshtu, ResPublika!
Çfarë na mbeti?
Marx me te drejte verente që demokracia ne nje sistem kapitalist e ne menyre të paevitueshme e lidhur me dhe e financuar nga ajo elitë qe ka kapitalin.
Kapitali ne Shqipëri eshte krimi, ne skemi agrikulture, industri apo ndonjë turizem te zhvilluar.
Ekonomia jone është emigracioni e nga kjo e fundit kemi emigrantët punëtorë e trafikantë. Është e kuptueshme se kush arrin te kete kapitalin investues.
Ne jemi nje shoqeri e degjeneruar ne çdo qelizë. I japim vlera heroi krimineleve, hajduteve, te korruptuarve, trafikantëve te drogës e te njerëzve. Ne shohim kush ka lek dhe i lepijme b.. Duke i dhene virtyte si " i zoti, i zgjuar, i shkathët, i forte e deri te njeri i mire apo me zemer te madhe" keto virtyte nuk reflektohen te njerëzit e përulur e puntore, sepse ato nuk kane lek.
Ne nuk duam punen por duam lekun, e duam me çdo kusht dhe shumë shpejt. Mënyrat per ti arritur shpejt e sa me shume dihen.
Qe te ndryshoje shoqëria jone duhet të ndryshojë mentaliteti e çdonjërit nga ne. Ti themi te zezës e zezë, e te kuqes e kuqe. E bardha do të vije me kohen...
Add new comment