Dashamirësi Hoffman

Postuar në 06 Maj, 2016 18:37

Shqipërisë nuk i kanë munguar dashamirësit, sidomos ata me pagë ambasadori që në vendin tonë fitojnë rëndësi më shumë nga sa realisht duhet të kenë. Hoffman është ambasadori më i njohur gjerman që ka kaluar nga Shqipëria dhe kjo ndoshta edhe për meritë të tij dhe mediave. Ai nuk do jetë i pranishëm në mbledhjet e grupeve parlamentare të PS, PD dhe LSI me ambasadorët Donald Lu e Romana Vllahutin, e megjithatë tregoi se është në dijeni të planeve të Europës për Shqipërinë. Rast i rallë për një ambasador të konfidojë një “sekret” të tillë, por Hoffman e bëri. I pranishëm në takimin e ditës së parë të forumit Shqipëri-Serbi ai tha se ka dëgjuar deklarimet e fundit për reformën në drejtësi dhe shtoi se në kofidencë ka mësuar se Kryetari i Parlamentit gjerman ka deklaruar  se në rast të miratimit të kësaj reforme me siguri që do të ketë një raport të mirë për Shqipërinë. Po e tha Hoffman mund të ketë marrë fund kjo punë.

Comments

Submitted by Prof. (not verified) on

Ne filmin KONCERT NE VITIN 1936, pianoja e artisteve quhej HOFFMAN.
Qysh ne ate kohe, cdo gjeje qe i perkiste HOFFMAN, me krijonte nje ndjesi te mire.
Keshtu edhe per kete dashamir te popullit e vendit tone.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.