Cila është axhenda e Bashës?

Postuar në 06 Maj, 2016 10:41

Lulzim Basha tha publikisht në emisionin "Opinion" se ambasadori amerikan është i mirëpritur në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Kreu i opozitës shfaqet kështu me një predispozitë maksimale për të ndjekur axhendën amerikane sa i takon reformës në drejtësi.

Megjithatë anullimimi i mbledhjes së grupit parlamentar, parashikuar për ditën e premte nuk tregon për një gatishmëri të Bashës dhe PD-së për t'iu bindur miqve amerikanë dhe në veçanti ambasadorit Lu që i ka zënë derën PD-së dhe zyrës së Sali Berishës. Burime thanë për "ResPublica"se Basha këtë fundjavë do të jetë në jug të vendit për të vijuar turin e takimeve me qytetarët, duke marrë disa ditë kohë për t'u pozicionuar rreth draftit final të ekspertëve ndërkombëtarë.

Praktikisht Partia Demokratike ka nisur fushatën elektorale dhe të njëjtat burime konfirmuan për "Respublica" se opozita do t'i qëndrojë propozimit për të votuar Byronë e Hetimit apo Prokurorinë Speciale, ndërsa për ndryshimet e tjera kushtetuese që kanë të bëjnë me ndryshimet e trupës së drejtësisë (gjyqtarë, prokurorë) dhe krijimin e organeve të reja do të synojë mandatin e ardhshëm. Propozime qe kanë ardhur nga ish-kryeministri Berisha dhe që kanë marrë edhe mbështetjen e lidershipit të PD-së.

Comments

Submitted by Symadhi (not verified) on

E ku ka axhende Lul Basha.
Pse ju genjen mendja dhe ngrini te tilla deduksione ?
Lul Basha, shkon me bllok ne dore te Sali Berisha, dhe nga frika, nuk e lexon rruges ne makine, por futet ne shtepi (mbasi e ka 100 meter larg zyres se Saliut) dhe aty lexon se cfare i ka diktuar Sekretarja e Saliut porosite e SHEFIT TE MADH.
Nga shtepia e tije, fillon Luli e u jep porosi gjithe strukturave te PD, nepermjet posttes elektronike, duke u prezantuar AI QE S'ESHTE.
Kjo eshte axhenda e Lulit.
SHQUP - ZYRA SALI BERISHA - SHTEPIA DUBLEKS.
Dhe vetem kaq.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.