Trump, praktikisht kandidat i republikanëve për zgjedhjet për President i SHBA-së. Cruz dorëzohet dhe tërhiqet nga gara
Donald Trump i ka nxjerrë praktikisht nockout të gjithë rivalët e vet nbë garën për President të SHBA-së. Përballja e sotme në Inidiana ka detyruar kandidatin tjetër të Partisë Republikane, Ted Cruz të lërë garën, duke njohur kështu Trump si fituesin e vërtetë kampit republikan. Në deklaratën e tij para mbështetësve ai ka shprehur keqardhjen për largimin, por ka shprehur besimin për të ardhmen, që është komentuar si opsion i hapur për vitin 2020. Përballë Trump në garë brenda PR-së tanimë qëndron vetëm John Kasich, i cili do të jetë përballë miliarderit që ka bërë kaq shumë bujë në Kaliforni më 7 qershor. Por ndonëse Kasich ka deklaruar se nuk ka ta braktisë garën, gjasat janë që asgjë nuk do të ndryshojë më. Kreu Komitetit Kombëtar Republikan, Reince Priebus deklaroi thujase hapur se PR-ja duhet të mendojë tashmë për garën presidenciale me Donald Trump si kandidat, kur përmes një tëeeter, apeloi për “bashkkim dhe përqendrim” të partisë.
Nga ana e vet, Trump e cilësoi fitoren në Indiana si të jashtëzakonshme, duke vlerësuar Cruz si kandidat dhe duke iu kthyer Hillary Clinton: “Ajo nuk do të jetë një Presidente e madhe, ajo nuk do të jetë një presidente e mirë, ajo do të jetë një presidente e dobët. Ajo nuk e kupton tregëtinë”, tha ai.
Mesazhi i republikanit nënkupton atë që është më e mundshmja: përballë tij në nëntor do të jetë Clinton nga kampi demokrat, ku Bernie Sanders po ecën jo keq. Ai ka fituar në Indiana përballë Clinton, por diferencat janë të tilla, që vështirë se situata mund të përmbyset. Në çdo rast, Trump është lajmi dhe fituesi i vërtetë i fushatës, pasi nëse në fillim u cilësua si dukuri mediatike vetëm, sot po rezulton se ka arritur të bindë shumëkënd. Aq sa edhe revista e njohur “Foreign Policy” shkruante se vizioni i tij për SHBA-në në politikën e Jashtme është realist dhe objektiv.
http://www.reuters.com/article/us-usa-election-idUSKCN0XU0TP
Add new comment