Kosova fiton betejën, pranohet në UEFA

Postuar në 03 Maj, 2016 13:37

Historike, Federata Kosovare e Futbollit është zyrtarisht anëtarja e 55-të e UEFA-s. Vendimi u morr në Kongresin e Zakonshëm të Konfederatës Europiane, të zhvilluar në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest. Kosova njihet si shtet nga 38 vende anëtare të Konfederatës Europiane, por për t'u anëtarësuar në UEFA mjaftonin 28 vota, të cilat Kosova i mori. "Në Kongresin e 40-të të mbajtur në Budapest, anëtarët e këtij kongresi të UEFA-s votuan pro pranimit të Kosovës me të drejta të plota, duke bërë që të dështojë beteja e Serbisë për të bllokuar Federatën e Futbollit të Kosovës të bëhet anëtarja më e re e institucionit më të lartë futbollistik në Evropë. Për Kosovën votuan pro 28 shtete, ndërsa 24 votuan kundër, përfshirë Serbinë dhe Rusinë, kurse dy ishin abstenime. Kosovës i duheshin vetëm 28 vota për pranim në UEFA. Që nga 13 janari i vitit 2014, Kosovës i ishin lejuar miqësoret për përfaqësuesen dhe për klubet, por me disa kushtëzime, kurse që nga sot ajo do të trajtohet e barabartë nga UEFA me shtetet e tjera të botës. UEFA sot votoi kundër ndryshimit të statutit të saj që parasheh se në UEFA mund të pranohen vendet që janë të njohura nga Kombet e Bashkuara si shtete të pavarura, megjithatë u votua sot për Kosovën", shkruan Koha Ditore.

Me pranimin në UEFA merr fund kalvari i përfaqësueses së Kosovës, që prej 6 Majit 2008 hodhi hapin e parë drejt ndërkombëtarizimit, me kërkesën që në atë kohë nuk u miratua nga FIFA.

Tashmë pranimi në FIFA është çështje ditësh dhe pritet të realizohet në Kongresin e institucionit që drejton futbollin botëror më 12 dhe 13 Maj në Mexico City. Kjo është arsyeja përse menjëherë pas aprovimit të marrë nga pjesa më e madhe e federatave Europiane, tashmë për Kosovën do të nisin procedurat për t’u përfshirë në programin e kualifikueseve të Botërorit 2018 që do të zhvillohet në Rusi.

PS: Shkrim i ripunuar

Comments

Submitted by Ndoc Dudasi (not verified) on

Si gjithmone, jeni te ndershem dhe korekte.
Pershendetje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.