Patriotët e politikës shmangin takimin me Janullatos

Postuar në 01 Maj, 2016 10:37

Politikës nuk i mungon solidariteti dhe protagonizmi kur bëhet fjalë për festa fetare, madje duke i njohur vetes atrubutin e ruajtjes dhe promovimit të tolerancës mes besimeve. Në funksion të këtij protagonizmi, kryeministri mori me vete në Paris katër klerikë për t'i treguar botës që është politika ajo që udhëheq kohezionin mes feve në Shqipëri.
Mirëpo jo gjithmonë deklarimet dhe aktet politike lexohen siç kërkon politika. Në ditën e Pashkës, presidenti i vendit, Bujar Nishani dhe kryeministri Edi Rama kanë shmangur vizitën në selinë e Kryepeshkopatës dhe takimin me kryepeshkopin Janullatos, duke ngritur stafet dhe udhëtuar drejt Korçës, nga Mitropolia e së cilës do të përcjellin urimet e rastit. Këtë axhendë e ka ndjekur edhe kryetari i opozitës, Lulzim Basha, që përcolli urimin në facebook. Ata rrjeshtohen në këtë mënyrë ndër ata që evitojnë të shtrëngojnë duart me Primatin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, i zgjedhur në mënyrë legale dhe i pakontestuar nga besimtarët ortodoksë, përveç Nikolla Markut.
Ndoshta është çështje emocionesh sepse liderët tanë duke qenë afër popullit janë edhe më të ndikueshëm ndaj idesë se kundër Shqipërisë ekziston një konspiracion i madh që fshihet nën mantelin e Kryepeshkopit. Duke qenë njëri i besimit musliman dhe tjetri i ritit katolik, mund që punët e ortodoksisë t'i shohin me një sy tjetër, nisur dhe nga fakti që njërit i ka rënë shorti për të bërë presidentin dhe tjetrit për të bërë kryeministrin, dy detyra që lipset të justifikohen me patriotizmin e deklaratave dhe dekoratave. Sa për garniturë në selinë e kryepeshkopatës do shkojnë të dërguarit e mëkëmbësve të kombit, tip kryebashkiaku Veliaj apo ministri Klosi.

Comments

Submitted by Autoktoni (not verified) on

Edhe kategoria e dyte e shkalles hierarkike te pushtetareve, nuk eshte mire te takojne duart me qirje Janullatos. Eshte pushtues ne vendin tone, packa se eshte i zgjedhur "legalisht" me dakordesine e Sali Berishes ne ate kohe. Eshte shkelur me te dy kembet statuti i autoqefalise se kishes ortodokse, ku kryepiskopi duhet te jete me kombesi dhe shtetesi shqiptare.
Janullatos te largohet nga vendi yne, mbasi eshte uzurpator, eshte pushtues i kryepiskopates.
Urojme qe kreret qeveritare te vazhdojne ne kete linje, me qellim qe te largojne nga vendi yne Janullatosin.
At Nikolle Marku, i shpallur heretik nga Janullatosi, te shpallet HERO KOMBETAR I SHQIPERISE, per atdhetarine e spikatur duke mbrojtur AUTOQEFALINE e kishes ortodokse nga pushtuesi monarkofashist greku Janullatos.

Submitted by Pashka (not verified) on

Kjo pashke do i bjeri ne koke te gjithe atyre qe e shmangen takimin me Kryepeshkopin,le te shohim dhe le tja leme kohes se cfare meriton ky popull.

Submitted by Autoktoni (not verified) on

O PASHKE, nuk qenke pashke, por qenke pashkaqen qe flet me gojen dhe mendjen e pushtuesit monarkofashist grek Janullatos.
Edhe ti o pashkaqen, pirdhu nga shqiperia sic do te ike se shpejti Janullatosi yt.
Keputni qafen qe te dy.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Presidenti i vendit, Bujar Nishani dhe kryeministri Edi Rama si vasal te Erdoganit zbatìojne urdhnat e tij.
Ketu ka rene pamvarsia e shqiptarve nga neoturk-osmani Erdogan.

Submitted by Filip SCUTARI (not verified) on

I nderuar Paul"
Ju reapektoj deri ne maksimum, por nuk ju lejoj qe te beni krahasime te tilla per drejtuesit e shtetit tone.
Me sa kam kuptuar, po ruhet identiteti kombetar deri atje sa ju dhe unenuk e kuptojme.
Ndersa per Janullatosin, ai eshte uzurpator, eshte pushtues, ka grabitur me makinacione kreun e kishes autoqefale, ku nuk lejohet shtetesia dhe kombesia e huaj sipas statutit te kesaje kishe te miratuar qysh ne kohe te FAN NOLIT. Besoj se ju thote dicka ky emer.
Lutem, me kupto per nderhyrjen.
Nuk jemi une edhe ti, te merremi me politike qe e kalon uren e bahcallekut. Deri ketu, bej c'te duash.

Submitted by Syri i Trete (not verified) on

Do kohe me pare,
kur botuat nje studim te nje ushtaraku grek, e pastaj nje redaksional per nje mioritar grek ne Shqiperi, u mbeti hatri per kete pyetje.
Tani ju pyesni pse politikanet tane sillen sic mendojne ata vete. Pra, si shqiptare. Si followers te Fan Nolit.
Ju permendni at Markun, si te vetmin refuzues te gjithefortlumturise se tij Janullatos por nga shkrimi del se si Noliste sillen edhe politikanet tone. Pavarsisht grindjeve midis dhe akuzave per para te madhe, gje qe i dallon nga Noli!
Meqe ishte fjala te pavaresia e Shqiperise, Ortodoksise shqiptare dhe e shtypit shqip, a ndjeheni te tille kur shpreheni se vetem Nikoll Marku e ve ne dyshim legjitimitetin e Janullatos?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.