Aktivistë shiitë mësyjnë parlamentin iraken: Duam qeveri teknokratësh
Situata në Irak është përkeqësuar ndjeshëm ditën e sotme, teksa aktivistë myslimanë shiitë kanë hyrë në parlament dhe kanë kërkuar ndryshimin e qeverisë. Protestuesit janë mbështetës të klerikut Moqtada Sadr të cilët ia dolën të çajnë barrikdata në atë që njihet si Zona e Gjelbër. Qeveria ka deklaruar gjendjen e Jashtëzakonshme në Bagdad, ndërkohë që vetë Sadr ka bërë të qartë se kërkon një ndryshimi qeverie me kryeministirn aktual Haider al-Abadi dhe ministra teknokratë. Këto kërkesa nuk janë marrë parasysh nga partitë parlamentare. Shkak jepet fakti se riformatimi qeveritar që ka bekimn e Sadr dhe mbështetjen e kryeministrit shoqërohet me disa reforma që godasin lidhjet korruptive dhe pasurinë e paligjshme të një elite që nuk po arrin të nxjerrë vendin nga bataku i krizës. Nuk dihet ende nëse kjo protestë do të çojë në formimin e qeverisë së re, apo do të nxisë çarjen e mëtejshme në një vend edhe kështu shumë të fragmentarizuar.
http://www.bbc.com/news/world-middle-east-36176910
Add new comment