101 vjet më parë Gjermania nisi përdorimin e armëve kimike (Foto)

Postuar në 30 Prill, 2016 10:24

Ishte 22 prill 1915 kur në qytetin UTP të Belgjikës u hodh gazi i parë kimik që ndryshoi fytyrën e luftës. Rreth orës 5 të mëngjesit ushtria gjermane infektoi me 168 ton gaz helmues gjithë rajonin. Rezultatet ishin shkatërruese. Një re e verdhë e pluhurit mbuloi trupat e aleate dhe brenda disa minutave pesë mijë ushtarë kishin vdekur, ndërsa dhjetë mijë të tjerë të morën lëndime të rënda pasi gazit kishte shkaktuar dëme në mushkëritë e tyre.

Pas 36 orësh gjermanët lëshuan gazin helmus të klorit në zona të tjera të frontit.  Kapiteni i trupave aleate, Bertrnan, i cili kishte studiuar për kimi udhëzoi ushtarët të lagnin me urinë çorapet dhe shallet d për të marrë frymë nëpërmjet tyre.Armët kimike shkaktuan më shumë se 100 mijë viktima gjatë luftës, ndërsa të plagosurit arritën në 1 milionë. Përdorimi i gazit helmues të klorit në Luftën e Parë Botërore  orientoi makinerinë vrasëse të luftës në një metodë të re të shfarosjes njerëzore. Italianët përdorën gazin mustardë në luftën e Abisinisë në vitin 1936. Ndërsa nazistët krijuan dhomat e gazit në kampet e holokaustit.

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.