Kush thotë që në Shqipëri s’ka punë?!

Postuar në 27 Prill, 2016 12:10

Shifrat e punësimit në Shqipëri janë më të debatuarat, kjo edhe për shkak të premtimit nga qeveria për hapjen e 300 mijë vendeve të punës. Përkundër kritikave të opozitës, kryeministri është shprehur se në Shqipëri nuk mungon puna, por profesionistët e fushave. Në fakt këtë tezë të kryeministrit e mbështet edhe një investigim i Fiks Fare, i cili zbuloi se në Shqipëri operojnë 12 studio të seksit virtual, ku vajza çatojnë on line duke plotësuar kërkesat e klientëve. Në një garsoniere në Qytetin Studenti punojnë me turne disa vajza. Kamera e Fiks Fare u fut në këtë studio në orarin e paradites. Në studio vihet re që disa vajza punojnë njëkohësisht. Njëra prej tyre chaton me disa klientë njëkohësisht dhe më pas kalon me klientët në linjë private punën me pagesë. 180 vajza shqiptare punojnë nëpër studio të paregjistruara ku kryejnë seks virtual nëpërmjet chat-it. Emisioni investigativ “Fiks Fare” ka sjellë të tjera fakte në lidhje me funksionimin e prostitucionit virtual në vendin tonë. Gazetares së Fiksit i vendosin një nickname në linjë “Preaty lollipop dyshi”, në mënyrë që të ketë pseudonimin e saj kur të fillojë punë me klientët. Ajo pohon se ky është qëllimi që klientin ta kalojnë në privat, në mënyrë që të fillojë pagesa me tarifa të larta. Ajo tregon se në një linjë janë shumë vajza shqiptare që punojnë .

Comments

Submitted by I Vemendshmi (not verified) on

.....une propozoj qe emisioni "Fiks Fare" ta nderroje emrin ne "Seks Fare".

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.