Përgjigjia e Ramës për Shqipërinë e vogël dhe Britaninë e Madhe
Deklaratë e ministrit britanik të Drejtësisë, Michael Gove se Britania e Madhe mund të marrë modelin e Shqipërisë për sa i përket tregtisë nëse del nga BE ka nxitur reagimin e kryeministrit Rama. Në një prononcim për mediat britanike, Rama nuk mendon se Shqipëria është një model që duhet ndjekur nga Britania.
“Ndoshta ne duhet të kënaqemi që Shqipëria e vogël është bërë qendër e debatit të Britanisë për Evropën. Por kur pashë artikullin e Michael Gove që sugjeroi se Britania mund të braktisë partneritetin e saj me Gjermaninë, Francën dhe vendet e tjera të BE-së dhe në vend të saj të hyjë në një partneritet jo evropian me Shqipërinë, Kosovën, Serbinë dhe Bosnjën, reagimi im i menjëhershëm ishte: A nuk është pak e çuditshme? Absurde që ta tërhiqni Shqipërinë në debatin e Britanisë. Vendi im, jo model që ta ndjekë Britania”, shprehet Rama.
Add new comment