Vuçiç shpall fitoren në zgjedhjet e përgjithshme serbe
Alexander Vuçic duket se është rikonfirmuar fitues në zgjedhjet parlamentare që janë zhvilluar dje në Serbi. Projeksionet e rezultateve të para flasin për një fitore me 50% të votave nga Partia Progresive e Vuçiç, raporton BBC-ja. Socialistët renditen të dytët me 13%, ndërsa Partia Radikale e ultranacionalistëve që kërkojnë lidhje të forta me Rusinë, morën 7% dhe janë në vend të tretë. Kjo i jep Vojisllav Seselj mundësinë për t’u rikthyer në Parlament si deputet. Vuçic, që mban aktualisht detyrën e kryeministrit, ka deklaruar se nuk do të kërkojë koalicion me parti të djathta, ndërkohë që artikulon qartë nevojën e një rruge europiane për Serbinë, ndonëse njeh nevojën për marrëdhënie të afërta me Rusinë.
Add new comment