“Një Frikë e Mbuluar Keq”

Postuar në 23 Prill, 2016 15:02

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste nuk pranoi të fuste në rend dite rezolutën për hapjen e kutive të votimit të referendumit të 9 prillit. Një referendum i diskutueshëm për nga mënyra e organizimit, transparenca, ndershmëria dhe vlera e tij politike. Rezoluta u propozua nga deputetët Blushi dhe Mimoza Hafizi, por ajo u hodh poshtë e bashkë me të u hodh poshtë edhe një histori opozitarizmi, edhe kështu thjesht dhe vetëm verbale, që PS-ja organizoi kundër Sali Berishës, por që nuk e mishëroi dot asnjëherë. Rezultatet e vitit 2009 dhe martesa e turpit e 1 prillt 2013 e provojnë më së miri se kauza e kutive që duhen hapur, pra kauza e transaprencës mbi zgjedhjet, si parakusht ekzistencial për demokracinë, ka qenë një politikë efemere e një partie që po shkruan sot fundin e vet si shpresë apo alternativë e arsyes në Shqipëri. Kjo video e vitit 2009 prezanton ish-opozitarin, tribunin e dikurshëm që mori, apo i dhanë detyrën, që e shpallte si mision, të rikthimit të besimit te Vota. Eshte video me akuza për pushtetin, aty ku sot është ulur zotëria vet, e ndaj të cilit ka një kërkesë të ngjashme. Jemi në paradhomën e një konflikti, pasi nëse sjellja e tanishme projektohet mbi zgjedhjet e përgjithshme politike nesër, Shqipëria do të ketë tregëtuar të ardhmen me një biletë të kaluar nën dorë të hapjes së disa negociatave me BE-në, të cilat sa vijnë e po i ngjajnë një shfaqejeje ku nuk shkon më njeri.

Comments

Submitted by Symadhi (not verified) on

Shkrim i bukur per te kurajuar opoziten e shkalafendur.
PS eshte si llave vullkani, qe ecen perpara, dhe zhduk c'do pengese ne rrugen e saje.
Autori pa emer, te shkruaje kunder PS c'ti doje qejfi, por me kete opozite, eshte gjynah qe te harxhosh kohe, mendje e nerva, mbasi nuk ka doktor e ilac qe e sheron.
C'faredo indikacioni qe t'i behet opozites, nuk ka me rikuperim, mbasi metastazat e kancerit i kane shperthyer keq e mos me keq.
Te gjitha keto qe duken ne fasade, jane grahmat e fundit te saje.
Ikesaje opozite, i nevojitet nje vdekje, dhe nje ringjallje e re, ama te jete me te vertete e re, pa asnje nga keta emra qe jane sot.
Per kete opozite, duhet te presim kengen, POST MORTUM.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.