Heqja e ekskluzivitetit të Rinasit, marrëveshja zgjat konçesionin me 4.5 vite nëse jepen liçenca të tjera përveç Kukësit
Marrëveshja për heqjen e ekskluzivitetit për aeroportin e Rinasit ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë. “ABC NEWS” raporton diçka për përmbajtjen e marrëveshjes që kushtëzon heqjen e ekskluzivitetit në Rinas me zgjatjen e kontratës për çdo hapje aeroporti tjetër përveç atij të Kukësit. “Marrëveshja për heqjen e eskluzivitetit të Rinasit parashikon se, përveç Aeroportit te Kukësit, për çdo aeroport tjetër që vihet në punë, afati i konçesionit do të zgjatet deri në 4.5 vite. Qeveria shqiptare angazhohet të sigurojë se gjatë periudhës së mbetur të konçesionit të “Tirana International Airoport”, përveç asaj çka është parashikuar, nuk do të licencohen aeroportë të tjerë për fluturime ndërkombëtare tregëtare në një rreze 100 klimetra nga aeroporti i Tiranës. Në kushtet e kontratës së re nuk kufizohet përdorimi i ndonjë aeroporti në vend për ndihma humanitare apo emergjente në raste katastrivash apo emergjencash civile”, raporton televizioni në fjalë.
Comments
Keto lloj kontratash, kane
Keto lloj kontratash, kane edhe nga nje llogari rrjedhese offshore, per ate qe ben kete kontrate, ne llogari te Ministrit perkates.
E kemi peshqesh nga Nano, dhe vazhfojme ta kemi.
Keta te tjeret, vetem imitojne pa finese.
Add new comment