“Protestojmë në vend që të emigrojmë” - Një mesazh i qartë për shqiptarët që zgjedhin ikjen
Ky është titulli që media shtetërore gjermane “Deutsche Welle” ka zgjedhur për të përkufizuar një aspekt të situatës politike në Maqedoni. Një titull i vendosur në seksionin shqip të medias në fjalë, që shkon si mesazh për shqiptarët e Shqipërisëe të cilët emigrojnë në vend që të protestojnë. Protesta është rruga e vetme për të mbyllur rubinetin e marrëzisë dhe paaftësisë që po i likujdon perspektivën një vendi të tërë. Njësoj si në Maqedoni, me gurë, thyerje xhmash, përplasje, gjithnjë me synimin për të marrë atë që kriminelët që janë në Parlament ia kanë grabitur Publikes. Më poshtë shkrimi:
"Në ditë si këto ndjen një dashuri të re. Një dashuri për atdheun. Dhe ke dëshirë të qendrosh këtu, me çdo kusht, për të rezistuar." Dolores Popoviq del në protetsta në rrugët e Shkupit çdo ditë. Studentja për dramaturgji për një kohë të gjatë ka qenë mjaft skeptike ndaj protestave masive, sepse mendonte, që ato gjithsesi nuk mund të ndryshojnë gjë.
Kur vitin e kaluar gjithnjë e më shumë nxënës e studentë dolën në protesta kundër politikës për arsimin dhe qeverisë, ajo nuk mori pjesë. Por ndërsa sivjet ajo pa shumë të rinj, që plot fanatzi organizojnë aksione proteste kundër establishmentit politik, ajo mendoi: "Kur fëmijë 18 vjeçarë mund të luftojnë, përse jo edhe unë?" Qysh nga ky çast Dolores është çdo mbrëmje në protestë në qendër të kryeqytetit maqedonas, Shkup. Demonstruesit e rinj synojnë jo më pak se të ardhmen e tyre.
Luftë kundër mungesës së perspektivës
Ata duan punë, perspektivë, shanse - dhe një shtet të stabilizuar. "Unë luftoj për një ndryshim. Kështu si funksionon tani Maqedonia, nuk ofron të ardhme", thotë 22 vjeçari Darko Malinovski, i cili studion shkencat e komunikimit. "Nuk ka rëndësi çfarë ke mësuar, një vend pune mund ta gjesh vetëm përmes një tesre partie. Unë refuzoj të nënshtrohem. Unë nuk shoh alternativë tjetër veç protestave."
Ai është i bindur, se qytetarët mund ta imponojnë ndryshimin. Ata vetëm duhet të protestojnë me zë të lartë: "Protesta dhe presioni do të sjellin suksesin e dëshiruar." Ai në asnjë mënyrë nuk do të emigrojë, si të rinjtë e tjerë në Maqedoni: "ky nuk duhet të jetë opcion!"
Dukuria e rinisë së stërzgjatur
Maqedonia për shumë njerëz me sa duket nuk është vendi për të qenë i kënaqur: shteti nuk kujdeset për rininë, kritikon Dona Kosturanova, drejtore e organizatës joqeveritare Forumi për Formimin e Rinisë. Ky mosinteresim i shtetit i ashpërson problemet. Rinia është një "grup i margjinalizuar" në shoqërinë maqedonase, thotë Kosturanova. Papunësia tek rinia është rreth 50 përqind, kushtet e vështira të punës dhe varfëria karakterizojnë jetën e përditshme të rinisë.
"Ndaj këtu në Maqedoni ekziston dukuria e rinisë së stërzgjatur. Në moshën 29 vjeçare në Maqedoni vazhdon të mbetesh student, të banosh me prindërit, sepse nuk ke punë", thotë Kosturanova. "Kjo çon në apati dhe izolim social." Shumë të rinj duan të emigrojnë, pavarësisht se ku. E rëndësishme është që të largohen drejt Perëndimit.
E ardhmja diku tjetër
Edhe 33 vjeçari Gorgi shpejt do të marrë rrugën për jashtë vendit. Që prej dhjetë vjetësh ai mbijeton me punë të rastit. Por tani nuk duron dot më: "Vitet kalojnë, asgjë nuk ndryshon. Përse duhet ta kaloj jetën në vendin tim, ku nuk kam perspektivë? Unë nuk guxoj më të imagjinoj një të ardhme pozitive. Në fund të tunelit ka gjithmonë dritë, por unë nuk kam kohë për të humbur."
Ndonëse ai i ka bërë gati valixhet, Gorgi çdo ditë shkon në protestë. "Revolucioni i larmishëm" kundër qeverisë është ndoshta një fill i hollë shpëtimi. Shpresa e fundit.
Ashtu si edhe për Dolores Popovic. Ajo qendron në rrugë dhe do të vazhdojë të luftojë. Nën moton që lexohet edhe në një pllakatë të demonstruesve në qendër të Shkupit: "të protestojmë në vend që të emirgojmë."
Add new comment