Test i përgjithshëm në arsimin fillor “vetëm për nxënësit kalues”. A po mendohet ulja e kohës për arsimin e detyrueshëm?
“Birn” raporton në një shkrim të sotshëm(http://www.reporter.al/testi-i-ri-per-klasat-e-pesta-i-gjen-shkollat-te-...) për një udhëzim të ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, i datës 11 prill, i cili urdhëron zhvillimin e një testimi për “arritjet e nxënesve të klasave të 5-ta”. Testimi do të zhvillohet më 23 maj 2016 dhe krahas udhëzimit ministrja “ka nënshkruar miratimin e rregullores “Për organizimin dhe zhvillimin e vlerësimit të arritjeve të nxënësve të klasës së pestë të arsimit fillor 2016””. është me interes fakti se në testim fo të përfshihen vetëm nxënësit kalues dhe listën e të cilëve do ta hartojnë komisionet e posaçme që ngrihen për qëllimet e këtij testimi, i vlefshëm për vitin shkollor 2015-2016. Vlerësimi do të jetë me pikë dhe rezultatet e testit do të ruhen për 6 muaj(neni22).
Problemi në këtë fazë është se çfarë ndodh me nxënësit ngelës, ata që nuk përfshihen në këtë testim. “Birn” lë të kuptohet si mundësi edhe kthimin e këtij testimi në një fazë të tretë provimi standard, karahas atij në përfundim të 9-vjeçares dhe atij në mbyllje të maturës. “Megjithatë urdhri i ministres Lindita Nikolla nuk shpjegon se cili do të jetë fati i nxënësve ngelës dhe nëse ky test do të shërbejë që të kufizojë vazhdimin e nxënies në klasën e gjashtë për ata që nuk arrijnë ta kalojnë testin me sukses. Burime nga sistemi arsimor i thanë BIRN se ky provim është në fazë eksperimentale dhe se nuk është përcaktuar ende nëse do të jetë një test barrierë apo një vlerësim formal për ciklin fillor”, shkruan “Birn” që kujton më pas edhe sanksionimin kushtetues sipas të cilit: “Kushtetuta e Shqipërisë garanton të drejtën e arsimimit për çdo shtetas shqiptar dhe e bën arsimin 9-vjeçar të detyrueshëm”. Kjo referencë e “Birn” në fakt nuk gjendet në Kushtetutë e cilla rregullon të drejtat për arsimin në nenin 57 të saj.
Mirëpo Kushtetuta thotë se “Arsimi i mesëm i përgjithshëm publik është i hapur për të gjithë. Arsimi i detyrueshëm, si dhe arsimi i mesëm i përgjithshëm në shkollat publike është falas”(http://www.pp.gov.al/web/kushtetuta_perditesuar_822.pdf). Ndërkohë që me kritere aftësie kushtëzohet vetëm arsimi i mesëm profesional dhe ai i lartë.
Pra nga pikëpamja kushtetuese, udhëzimi i Nikollës dhe rregullorja e saj nuk ka sesi të kufizojë të drejtën e nxënësve për të vijuar shkollën, as të kushtëzojë atë me kritere aftësie. Qeveria mundet vetëm të ulë kohën ligjore për arsimin e detyrueshëm, çka nëse e bën do të regjistronte një hap mbrapa dhe pohimin e dështimit të plotë të sistemit arsimor ndër vite. Ngjan po kështu pa sens debati për reformën në Arsimin e Lartë, pa zgjidhur njëherë probleme të kësja natyre në nivelet e mëposhtme.
Comments
Testimi
Shume mire u be.
filip1234
notat e provimeve pse nuk dalin
testin e klases 5 qe behet 23 maj 2017
testin qe behet ne 23maj 2017
gjuha matematika dituria
dua te di pyetjet
Dua të di pyetjet
Dua të di pyetjet
Broshke
Dua të di pyetjet të lutem
Mi trego ju lutem
Test 23 maj klasa 5
Pershendetje dua pyetjet e 23 majit te klases 5
te di
suksese
Ana
Pytjet.pergjigjet
;oi;'
jam shme
gjuha
Dua pyetjet e testit
Shkollore
Dua ta dij testi per klasen e pestë
Dituri Marematike
Mund to Di pyetjet
Meli
Po pyetjet pse nuk dalin tek teksti qe eshte shkruar
Pse nuk dalin notat?????
Pse nuk dalin notat?????
Ana
Me tregoni notat e provimeve te nxenesve te vitit 2016
dua te di pyetjet
dua te di pyetjet
DITURI MATEMATIK GJUHA
DUA PYTJET
Add new comment