Përshëndetja e LU për arrestimin e Shullazit dhe një porosi
Arrestimi dhe mbajtja në burg e Emiljano Shullazit është përshëndetur edhe nga ambasadori Amerikan, Donald, i cili kërkoi një hetim të pavarur, ndryshe nga sa ka ndodhur në të kaluarën me procedimet penale ndaj 38 vjeçartit. “Vitin e funidt kemi pare arrestimin dhe hetimin e gjyqtareve, parlamentareve dhe ish ministrave dhe tani arrestimin e te dyshuarit si bos i krimit, Emiljano Shullazi. Ne i pershendesim keto hapa pozitiëv dhe shpresojme qe keto raste te ecin perpara ne menyre te pavaruar”- deklaroi ambasadori amerikan gjatë një konference të Dhomës Amerikane të Tregëtisë. Ishte pikërisht ambasadori amerikan, Donald Lu që nëntorin e kaluar ngriti pikëpyetje të mëdha për lënien të lirë të Emiljano Shullazit, teksa foli për prokurorë e gjyqtarë të korruptuar që ishin bërë pengesë për dënimin e tij.
Add new comment