Më shumë se gjysma e rusëve duan rikthimin e Bashkimit Sovjetik

Postuar në 20 Prill, 2016 12:25

Më shumë se gjysma e rusëve do të dëshironin një rikthim të Bashkimit Sovjetik. Ndonëse të ndërgjegjshëm se ky është një skenar pak realist, shumica e rusëve mendojnë se Federata e Republikave Ruse do të ishte me ndikim pozitv për Rusinë.
Sipas Russia Today, 58% e të pyeturve i janë përgjigjur pozitivisht pyetjes nëse ishin pro rikthimit të Bashkimit të madh Sovjetik. Madje ata mendojnë se shpërbërja e tij mund të ishte shmangur. 31 % e të pyeturve janë përgjigjur negativisht, ndërsa 10% e ka konsideruar një pyetje të vështirë. Inreresant është fakti se një pjesë jo e vogël besojnë se ribashkimi mund të ndodhë. Sipas sondazhit, janë 14% që e shohin si një skenar realist rikrijimin e Bashkimit Sovjetik.

Comments

Submitted by Ndoc Dudasi (not verified) on

Bota jeton me endrra.
Po mos te kishte endrra, bota nuk do te ecte perpara.
Por, endrrat, duhen pare me sy mbyllur, kur je ne gjume.
Endrrat me sy hapur, ose sic i thone popullorce, endrrat qe shihen ne vakt te shurres, quhen zhgjendra, dhe nuk realizohen.
Keshtu edhe puna e ruseve.
Shohin zhgjendra.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Komunizmi nuk ra as ushtarakisht as politikisht, ai ra EKONOMIKISHT sepse ai sistem ekonomik utopik deshtoi.

Kethim i utopise nuk ka si bahet sepse prep do te deshtonte.

Bashkimi i Sovjetik pra i Sovjetve nuk ka kuptim si bashkim i republikave socialiste, por vetem si bashkim i republikave kapitaliste, te cilat duhet te konkurrojne tregun. Me utopina nuk ka koknkurrence. Kete gja e kan kuptue edhe komunistat kinez.

Nuk kuptohet se çka kerkojne dembelat rus.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.