Freno mbjelljen e drogës, parcela në gjithë territorin
Mbështetur në denoncimet nga qytetarët dhe investigimet e mediave, zëvendëskryetari i Komisionit të Sigurisë në Parlament, Flamur Noka, i ka drejtuar një letër kryeministrit të vendit, ku ngre shqetësimin për të dhënat që tregojnë pesëfishimin e sipërfaqes së mbjellë me cannabis-sativa, shtrirjen e këtij fenomeni në gjithë territorin, si dhe për faktin që grupet kriminale po përdorin një farë të veçantë, vietnameze çka mundëson kryerjen e ciklit të plotë në 45 ditë.
Nisur nga këto të dhëna shqetësuese, Noka, i kërkon kryeministrit të marrë masa e të nisë para kohe misionin e monitorimit nga ajri, përmes policisë italiane sipas marrëveshjes së vitit 2011. Ndonëse e nisur nga burimet qytetare, PD nuk nguron të thotë se mbjellja e drogës është e lidhur me grupe kriminale që kanë mbrojtjen e Ministrisë së Brendshme.
Add new comment