Ku e sheh terrorizmin Edi Rama?
“Për kë terrorizëm flet Rama? Po na dënoni për t’i bërë qejfin Amerikës se nuk ju jep viza”, akuzoi ai. “Kërkoj prova të reja dhe që çështja të rihapet”-deklaroi Gerti Pashja në seancën ndaj imamëve të Unazës së Re që akuzohen për nxitës të urrejtes fetare dhe rekrutim të luftëtarëve në Siri.
Në Gjykatën e Krimeve të Rënda ishte planifikuar që sot të jepej vendimi për grupin e imamëve “xhihadistë”, të cilët akuzohen se kanë rekrutuar njerëz për t’i dërguar më pas në Siri. Mirëpo, vendimi nuk do të jepet sot, raporton “Panorama”. Shkak për këtë është bërë mungesa e një prej të pandehurve. Gjatë seancës i pandehuri Gerti Pashja akuzoi qeverinë se po bën gjyq politik dhe se ka ushtruar presion ndaj tij për të njohur Komunitetin Mysliman. Para pak ditësh ambasada amerikane paralajmëroi qytetarët e saj të bëjnë kujdes pasi në Shqipëri mund të ketë dhunë pas vendimit që Gjykata do të japë për imamët.
Comments
çehredin belì
çehredin belì
Add new comment