Qeveria miraton marrëveshjen për patrullimin e hapësirës ajrore nga forcat e NATO-s

Postuar në 13 Prill, 2016 20:34

Qeveria shqiptare ka miratuar në mbledhjen e sotshme një vendim për parrullimin e hapësirës ajrore të Shqipërisë nga forcat e NATO-s. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 17 e 23, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
Vendosi:
Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komandës Supreme të Fuqive Aleate në Evropë (SHAPE), për patrullimin e hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi”, thuhet në vendim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.