Edhe policia shqiptare në eskortimin e emigrantëve
Shqipëria nuk hapi dyert për emigrantët, por mund të jetë rrugë kalimi në deportimin e tyre drejt vendeve të origjinës. Policisë shqiptare i është kërkuar të jetë d gatshme për të marrë pjesë në këtë operacion. Kjo u është përcjellë drejtuesve të lartë të Policise në takimin me përfaqësues të FRONTEX. "Njëherazi u diskutua mbi mundësinë e pjesëmarrjes së forcave të Policisë Kufitare Shqiptare në Operacione eskortimi-kthimi të shtetasve të ndryshëm drejt vendeve të origjinës, kjo falë eksperiencës së përfituar në kuadër të trajnimeve të zhvilluara nga FRONTEX, për të cilën është i nevojshëm jo vetëm fuqizimi i kapaciteteve dhe bashkëpunimi me vendet anëtare të FRONTEX, por dhe rishikimi i detajeve teknike dhe legjislative për ta lehtësuar atë, nën koordinimin e FRONTEX"-thuhet në njoftimin e policisë duke iu referuar takimit të zyrtarëve të Policisë Shqiptare me Zëvendësdrejtori e FRONTEX, Berndt Koerner.
Add new comment