Myftiu i Madh i Sirisë: Rebelët kanë bërë oferta për marrëveshje në këmbim të ndërprerjes së veprimeve tona ndaj Izraelit

Postuar në 06 Prill, 2016 23:07

Damasku zyrtar del së fundmi me një tjetër skenar që sipas një prej përfaqësuesve të tij, Myftiut të Madh të Sirisë, Sheik Ahmad Badreddin Hassoun, është zhvilluar në mënyrë konfidenciale. Në një intervistë për televizionin libanez “Lebanese al-Mayadeen”, myftiu ka deklaruar se bga grupet rebele që luftojnë kundër pushtetit të Bashar al-Assadit, kanë ardhur shpesh oferta për armëpushim dhe marrëveshje. Sipas këtij kleriku, kërkesat e tyre, të ardhura që në vitin 2011, kanë qenë të kushtëzuar me deklarimin nga Damasku të ndërprerjes së veprimeve kundër Izraelit, largimn e rezistencës palestineze nga Siria dhe ndërprerjen e marrëdhënieve me Hezbollahun, milicinë shiite, tanimë parti politike në Liban. Sipas Myftiut ka një plan në veprim për të ndarë Sirinë dhe sipas  të gjitha sa ndodhin janë pasoja të këti objektivi. Më tej, Myftiu ka pbërë disa komentre me natyrë fetare, kur ka theksuar se rebelët nuk e kuptojnë se në këtë mënyrë i shërbejnë Izraelit, ndërkohë që duhet të bënin të kundërtën. Hassoun ka deklaruar se akualisht janë 40 mijë myslimanë nga Europa që luftojnë në Siri, raporton televizioni iranian, “PressTv”. 

 

http://www.presstv.com/Detail/2016/04/06/459394/Syria-Grand-Mufti-Sheikh...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.