Banka e Shqipërisë pritet të ulë edhe me 0.25 pikë normën bazë të interesit
Banka e Shqipërisë pritet të ulë sërish normën bazë të interesit me 0.25 pikë. Ky lajm raportohet nga “Top-Channel” që referon burime nga Banka e Shqipërisë, në të cilën pritet që Këshilli të marrë vendimin për ta çuar normën e interesit në 1.5%. “Një faktor i rëndësishëm në bindjen e Këshillit ka qenë dhe rekomandimi i FMN-së. Si rrallëherë më parë, në deklaratën zyrtare pas misionit të fundit, FMN i ka kërkuar haptazi Bankës së Shqipërisë të ulë më tej normën bazë për të mbështetur ekonominë, lehtësuar konsolidimin fiskal dhe për të mos lejuar rënien e ekonomisë në deflacion”, raporton TCh. Masa që flasin për krizë reale dhe prirje për rënien në ekonomi, e cila ende nuk po pranohet zyrtarisht
Add new comment