Shqipëria tërheq me fërgesën, tavën e kosit dhe specat me gjizë

Postuar në 05 Prill, 2016 10:11

Ashtu si me shumë vende të Ballkanit, Shqipëria është një vend që është relativisht i pazbuluar nga udhëtarët, shkruan kësaj here portali i njohur Travel Pulse. “ Jo vetëm që është në vetvete një peisazh me shumë vende për të eksploruar, por jo shumë njerëz janë në dijeni në fakt edhe për kuzhinën e shijshme të këtij vendi. A keni dëgjuar për Fërgesën? Ndoshta jo, pasi ushqimet shqiptare nuk janë të popullarizuara jashtë vetë vendit.”- shkruan portali para pak ditësh, e më pas nëpërmjet një liste të shkurtër fton vizitorët që të njihen me këtë pjesë “të turizmit shqiptar, ku veçon si pjesë të kulinarisë, specat me gjizë, tavën e kosit, peshkun, perimet e freskëta dhe shëndetllien.

http://www.travelpulse.com/opinions/blog/5-albanian-meals-you-wont-want-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.