Rregullorja e re e AMA-s: Transmetim pa shpërblim i informacioneve me interes të lartë për publikun
Bordi i Autoritetit të Mediave Audiovizive miratoi rregulloren e re, e cila ka përcaktuar qartë llojin dhe tipologjinë e informacioneve, mesazheve dhe njoftimeve që konsiderohen se paraqesin interes të lartë për publikun e gjerë, të cilat duhet të transmetohen nga mediat audiovizive pa pagesë. Sipas përshkrimit, "informacionet, mesazhet dhe njoftimet me interes të lartë për publikun e gjerë të cilat emetohen nga subjektet audiovizive pa shpërblim, konsiderohen ato përmbajtje të cilat synojnë të rrisin ndërgjegjësimin, informimin e qytetarëve dhe sjelljet e tyre në çështje me ndjeshmëri sociale, si dhe që lidhen drejtpërdrejtë me mbrojtjen e shëndetit, fatkeqësitë natyrore dhe njerëzore, rendin publik dhe sigurinë kombëtare". Sipas rregullores së sapomiratuar, këto përmbajtje nuk krijojnë në asnjë rast përfitim financiar për institucionet në nivel lokal, rajonal dhe kombëtar, të cilat janë porositës të tyre.
Add new comment