Skandali, kujdestarja dhunon fëmijën 3 vjeç e gjysmë
Emisioni investigativ “STOP” ka sjellë një tjetër rast tronditës të dhunës së fëmijëve jetime. Bëhet fjalë për një fëmijë të moshës 3 vjeç e gjysmë, i Shtëpisë së Foshnjes në Durrës, i cili është dhunuar barbarisht nga kujdestarja e këtij institucioni, Dafina Fama. Ky rast është konfirmuar edhe nga punonjësja e shërbimit social, Daniela Deliallisi, e cila pohoi se kur kishte shkuar në punë kishte parë një shenjë tek fytyra e djalit. Dhuna e ushtruar ndaj fëmijës u konfirmua edhe nga drejtoresha e këtij institucioni Heroina Duka, e cila tha se janë marrë masat e nevojshme për largimin e menjëhershëm të kujdestares. Duka e cilësoi gjithashtu këtë si një akt të patolerueshëm. "Fëmija ishte pak i skuqur në faqe, siç duket me ndonjë shuplakë, megjithatë çfarëdo lloji dhuna nuk i njeh përmasat, qoftë edhe verbale ajo quhet dhunë, nuk ka rëndësi se sa është dhunuar, pak apo hiç fare, por e rëndësishme është që për fëmijët, të paktën për ata të cilët janë jetimë, që na është besuar ne rritja dhe përkujdesja, në këto drejtime ne jemi të patolerueshëm, toleranca është zero"- theksoi drejtoresha e Shtpëpisë së fëmijës.
Add new comment