Stuhitë diellore
Stuhitë diellore janë një fenomen me burim Diellin dhe "shpërthimet" e tij. Është shkruar shpesh për ndikimin që mund të ketë një stuhi diellore mbi një botë kaq të ndërvarur nga teknologjia si kjo e sotmja. Kjo jo vetëm duke u nisur nga përllogaritjet, por edhe duke vlerësuar disa përvoja të mëparëshme. Ja disa prej tyre të regjistruara:
Foto 1 nga 6
Ngjarja Carrington - 1859. Është ngjarja e parë e dokumentuar e një shpërthimi diellor me pasoja në Tokë. Ngjarja u regjistrua më 1 shtator 1859 dhe ka marrë emrin nga Richard Carrington, astronomi që e dëshmoi atë përmes teleskopit të vet . Sipas NASA-s, stuhia e regjistruar në këtë vit ishte më e madhja në 500 vitet e fundit. U shoqërua me shfaqjen e aurorave të dukshme deri në jug të Karaibeve. Stuhia provokoi shkëputje në komunikimin telegrafik botëror, shoqëruar edhe me zjarre në zyrat e telegrafit
Add new comment