PD del në konkluzionin se Erion Veliaj gënjen, thirrje Llallës të hetojë

Postuar në 28 Mars, 2016 11:39

Partia Demokratike doli sot në një konferencë për t’i bërë thirrje të përsëritur prokurorisë, të veprojë për denoncimet e njëpasnjëshme që janë bërë për ndërtimin e këndit të lojrave te Parku i Liqenit dhe denoncimet për dhunë ndaj protestuesvve. Deputeti Gerti Bogdani renditi disa nga arsyet pse Partia Demokratike i është drejtuar Prokurorisë.

“Nuk ka bërë ASNJE konsultim publik ashtu si e parashikon ligji.

Nuk ka një projekt përfundimtar por një projekt që ndryshon sipas rastit, kundër çdo parimi ligjor.

Nuk ka leje mjedisore e as studim mjedisor.

Genjeu kur tha qe s'do pritet asnjë pemë, sepse pemët u prenë.

Genjeu kur tha s'do ketë beton sepse 31 betoniera janë derdhur deri tani mu në zemër të parkut.

Gënjeu për lokalin, sepse lokali ishte tenderuar dhe ishte i publikuar në faqen publike të tenderave.

Mashtron njerëzit dhe veten nese mendon se shkarpat dhe fidanet 500 lekësh që mbjell poshtë e lart me 100 media nga mbrapa, do munden ta mbulojnë shkatërrimin me beton të mushkërisë së vetme të Tiranës. I bëjmë thirrje cdo institucioni përgjegjës që të mos bëhet pale në këtë mashtrim antiligjor dhe shkeje flagrante ligji nga të gjitha anët! Rezistenca dhe beteja e qytetarëve të Tiranës për Parkun e tyre do të jetë edhe më e fortë dhe më e vendosur”-theksohet në deklaratën e Partisë Demokratike.

 

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.