Pavlefshmëria e thirrjes së referendumit
Duke iu referuar nenit 45 dhe 72 të statutit të PS sipas të cilit referendumi zhvillohet me iniciativë të Asamblesë Kombëtare, me vendim të Kongresit të PS dhe me kërkesën e 1/3 të anëtarësisë së partisë, deputetja Mimoza Hafizi kërkon pavlefshmërinë e thirrjes së referendumit për mandatin e kryetarit. Përmes një kërkese drejtuar Komisionit të Garancive Statutore në Partinë Socialiste, Hafizi shpjegon se në rastin e vendimmarrjes së Kongresit për zhvillimin e referendumit në PS, jo vetëm nuk pati ndonjë inicues nga ata që parashikon Statuti i PS, por nisma erdhi nga kërkesa e vetëm një anëtarimsi Edi Rama, ndërsa nuk pati asnjë akt, projektvendim konkret, mbi të cilën Kongresi, delegatët e tij, të mund të diskutonin dhe të vendosin për miratimin ose jo të përmbajtjes së tij. Sipas saj, Kongresi i PS, nuk miratoi ad formulimin e pyetjes specifike të shtruar për referendum, as formën e referendumit dhe as rregullin e pjesëmarrjes.
Add new comment