Paralajmërimi i Gjinishit

Postuar në 25 Mars, 2016 10:22

Ish-nënkryetari i Konunitetit Mysliman të Shqipërisë, Ermir Gjinishi, është shprehur se, “në Tiranë po shpërndahen trakte nga ekstrmistët”. Sipas tij, në këto trakte shkruhet se duhen vrarë ata që nuk janë besimtarë.
"Më e keqja akoma është që traktet propagandistike po shpërndahen rëndomë nëpër shtëpi të kryeqytetit, jo thjesht në vende të caktuara ku mblidhet zakonisht elementët me prirje radikale. Nuk dihet se në çfarë përmasash është ky fenomen, por nëse është e vërtetë duhet që autoritetet shtetërore të jenë vigjilente"- ka deklaruar Gjinishi për Ora News. Megjithatë autoritetet deri më tani janë shprehur se nuk ka vend për panik nga ekstremiszmi islamik. Pak ditë më parë Ministria e Jashtme Britanike e rendiste Shqipërinë në listën e vendeve me nivel të ulët të rrezikut për sulme terroriste.

Comments

Submitted by ah gjinishi (not verified) on

me besoni ska qene kurre nenkryetar i kmsh se

vetem nje shites i thjeshte te libraria sa per ta dite

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.