Manjani pëplaset me Nishanin për Ligjin e Pronave

Postuar në 25 Mars, 2016 09:59

Një deklaratë e ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani se Gjykata Kushtetuese nuk ka të drejtë të pezullojë aktet ligjore dhe bllokimin e zbatimit të të Ligjit për Kthimin dhe Kompesimin Fizik të Pronave ka ngjallur reagimin e presidentit Nishani.
Sipas tij, ky qendrim është një presionin i hapur publik adresuar Gjykatës Kushtetuese nga ana e Qeverisë Shqiptare . "Presioni politik i një qeverie ndaj Gjykatës Kushtetuese të vendit është një akt i paprecedent në historinë e pluralizmit shqiptar"-tuhet një reagimin presidentit. Nishani thotë se Iigji aktual dëmton rëndë të drejtat themelore të qytetarëve shqiptarë dhe do ta thellojë konfliktin midis individit dhe shtetit e për rrjedhojë do vijojnë penalizimet nga ana e Gjykates Evropiane të Drejtave të Njeriut. Si palë ankimuese presidenti i kërkon Gjykatës Kushtetuese të mbrojë Kushtetutën e vendit dhe standardet e shtetit të së drejtës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.