Një tërheqje me fitore e Rusisë nga Siria. Në konflikt edhe dy njësi koreanoveriore

Postuar në 23 Mars, 2016 23:56

Pse u tërhoq Vladimir Putin nga Siria? Kjo pyetje lidhet me një vendim të befasishëm të presidentit rus, para disa javësh dhe ende nuk ka një përgjigje përfundimtare. Shumica e mediave që marrin në analizë aktin e Kremlinit, nënvizojnë se Rusia nuk është tërhequr realisht nga Siria, por ka reduktuar praninë e saj. Gjithnjë duke vlerësuar se objektivi real i Kremlinit në Siri ishte mbajtja e Bashar al Assadit në pushtet, por jo në mënyrë të pakushtëzuar. Mbi këto premisa gjykohet edhe reduktimi me vetëm 15-20% i territoreve të kontrolluara nga ISIS, pas fsuahtës ruse dhe dobësimi serioz i forcave opozitare, të vetmet që pranohen aktualisht në tryezën e bisedimeve. Në një shkrim publikuar nga “Catham House” theksohet se përfshirja e mëtejshme e rusëve në konflikt do të detyronte edhe turqit dhe sauditët që të shtonin prezencën, duke e kthyer situatën në disfavor të Putin, që kërkon të imponohet në tryezë mbi pozita force(https://www.chathamhouse.org/expert/comment/russia-s-withdrawal-syria-no...). Kjo analizë ngjan disi e cungët, pasi dy ditë pasi Rusia deklaroi mbylljen e angazhimit kryesor në Siri, ministri i Jashtëm Sergei Lavrov, deklaroi se Kremlini është i gatshëm të japë mbështetje të ngjashme edhe në Libi apo Tunizi. Nga kjo pikëpamje është e drejtë të thuhet se angazhimi rus krijon një realitet të ri gjeopolitik, ndonëse autori Nikolay Kozhanov, konkludon se përfshirja e Putin në Siri do të sjellë përfitime për presidentin rus.

Nga ana tjetër, agjencia ruse e lajmeve zbulon se në konfliktin sirian ka qenë prezente edhe Korea e Veriut. Ajo i referohet burimeve saudite, Komitetit të Negociatave të Nivelit të Lartë, sipas të cilit se dy njësi koreanoveriore janë duke luftuar në krah të trupave të Assadit. “Dy njësi koreanoveriore janë në terren dhe ato janë Chalma-1 dhe Chalma-7," referon “Tass” zyrtaët sauditë që shtojnë se mes përkrahësve të Assadit rreshtohen edhe afganë apo iranianë(http://tass.ru/en/world/864368). 

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Simbas disa gazetave dhe TV prendimore Putin asht personi ma i pershtatshem per te luftue kalifatin musliman te terrorit ISIS.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Putini, i mire apo i keq qofte, duhet per te vue nji fare ekuilibri ne ate zone, ne menyre qe kalifatit te terrorit islamik ti ulen ca forcat dhe te behet ma pak i rrezikshem. Kalifati vret musliman kryesisht shiit dhe kristjan pa dallim.
VETEM kur ka ekuliber forcash nuk ka ekstremizem nga asnjena ane.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.