Veliaj i shpall luftë obezitetit të fëmijëve. Terrene sportive me partneritet publik privat
Bashkia e Tiranës do të do të ndihmojë çdo investim që bëhet për sportin, duke marr përsipër punimet dhe ndërhyrjet në infrastrukturë, për të siguruar aksesueshmërinë për qytetarët, përfshi rrugët, kanalizimet. Kështu deklaroi kryebashkiaku Erion Veliaj teksa mori pjesë në fillimin e punimeve për ndërtimin e një kompleksi sportiv, që do të zbatohet me partneritet publik privat. Kryebashkiaku Veliaj vlerësoi punën dhe qëllimin e investitorëve në ndërtimin e këtij kompleksi sportiv, pasi sipas tij kjo përputhet edhe me filozofinë e bashkisë për të mbështetur masivizimin e sportit dhe luftën kundër obezitetit. “Është fatkeqësi që sot 20% e fëmijëve, por edhe e të gjithë qytetarëve të Tiranës, vuajnë nga obeziteti, çka përkthehet në sëmundje kardio-vaskulare, në jetë më të shkurtër, në kosto për shëndetin etj. Kjo nuk shkon! Çdo qindarkë e investuar në sport është shumë më pak nga ajo çfarë do na duhet të investojmë nesër për të kuruar një jetë të pa shëndetshme”, u shpreh Veliaj.
Comments
I qenka mbushur mendje se
I qenka mbushur mendje se eshte ne Usa dhe duhet te zgjidhe problemet e tyre me obezitetin.
Merruni me ata femijet e keq-ushqyer, mor toça, se ata topllambuqet e mamit i kane parate per te zgjidhur problemin e obezitetit!
Ky ngeli duke imituar Barakun dhe tani po kalon ylberin dhe ka filluar po imiton edhe te shoqen e Obames tani!
Ose e ka marre malli per BBC, merret vesh?!
Add new comment