Kushti i Berishës

Postuar në 17 Mars, 2016 10:57

Për Sali Berishën Alfa dhe Omega e reformës në drejtësi është Byroja Kombëtare e Hetimit apo Njësia Antikorrupsion. Në një intervistë për Top Channel ish-kryeministri  thotë se “nëse Shqipëria do të kishte një luftë efiçente kundër korrupsionit, ligjet aktuale të sistemit të drejtësisë janë absolutisht të standardeve ndërkombëtare, janë të standardeve shumë të mira, por, për fat të keq, nuk japin sistemin që duhet.” Ndaj sipas tij duhet filluar me shpejtësi nga Njësia Antikorrupsion, e cila të votohet e ndarë nga reforma në drejtësi dhe duhet të jetë kusht për marrëdhëniet e opozitës me parlamentin. “Të isha unë, nuk marr pjesë në asnjë lloj bashkëpunimi pa u votuar njësia antikorrupsion. Pse? Shumë e drejtë pyetja. Reforma në drejtësi, përveç amendamenteve kushtetuese, ka edhe rreth 40 ligje. Siç më kanë thënë ekspertë ndërkomëbtarë, ajo do 2-3 vjet për t’u zbatuar, kurse, po të shkëputet veç ose të përparësohën amendamentet dhe ligji vertikal i njësisë antikorrupsion votohen brenda 2-3 javëve, kjo njësi fillon punën, më së largëti, brenda 2-3 muajve. A ka kohë Shqipëria të presë 2-3 vjet për luftën kundër korrupsionit në një kohë që kjo qeveri është lëshuar me një lukuni të paimagjinueshme në plaçkitjen dhe grabitjen e pasurive publike të vendit? Prandaj them të fillohet me këtë, pastaj tek kapitulli tjetër e tjëtër e tjëtër me rradhë. Unë jam për të plotë reformën, por shtylla absolute kryesore është njësia antikorrupsion”deklaroi Berisha. Pyetjes a janë zgjedhjet një zgjidhje nëse nuk kalon reforma në drejtësi, Berisha i është përgjigjur se “me Edi Ramën kryeministër, një njeri që nuk pranon të bëjë zgjedhje në parti, i garantoj shqiptarët se, kurrë, që nga koha e Enver Hoxhës, vullneti i tyre më në rrezik s’ka qenë. Dhe nuk duhet ta pranojnë kurrë, ta hedhin mënjanë me të gjitha mjetet e mosbindjes të një revolucioni demokratik për të bërë zgjedhje të lira e të ndershme pas tij”

http://www.panorama.com.al/intervista-berisha-nuk-duam-zgjedhje-te-parak...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.