A bëhet Shqipëria me Blushin?

Postuar në 17 Mars, 2016 11:24

Ben Blushi ka shpallur hapur ambicjen për t’u bërë kryeministër dhe për të qeverisur Shqipërinë.Në pikën e parë të platformës së tij të quajtur “Shqipëria bëhet”, Blushi propozon një paketë dinjiteti për të varfrit, sipas së cilës shteti duhet të marrë në mbrojtje rreth 100 mijë familje, pjesëtarët e së cilave jetojnë me më pak se 40 dollarë në muaj.

Ai sugjeron dyfishimin e ndihmës ekonomike në jo më pak se 10 mijë lekë të rinj në muaj dhe furnizimin falas me energji të tyre. Në rritjen e të ardhurave, deputeti socialist propozon rritjen e pagës minimale me të paktën 50%, rritjen deri në masën e 50% të pagave për katër vitet e ardhshme, 10% vitin e parë dhe të dytë, dhe 15% për dy vitet e tjera.

Lulëzimin e ekonomisë shqiptare dhe mirëqenies në vend Ben Blushi e sheh te mbështetja dhe fuqizimi i shtresës së mesme, tek e cila ka rënë e gjithë barra fiskale nga taksimi progresiv aktual. Ai propozon që sistemi i taksimit progresiv të zbutet për shtresën e mesme që do ta dekurajonte emigrimin e saj, por dhe më shumë mundësi për shkollim e strehim.

Blushi kërkon  që administrimi i shkollës të bëhet nga bashkitë dhe jo Ministria e Arsimit. Ai propozon uljen e tarifave të shkollimit për universitetet publike, duke rritur nivelin e investimeve në to nga buxheti i shtetit. Sipas tij kuota e shpenzimeve për arsimin të jetë e detyrueshme në jo më pak se 5% të PPB.

Comments

Submitted by Albi_I (not verified) on

Shqiperia behet me rregulla loje te qarta, te prera e demokratike. Blushi eshte thjesht nje ingranazh ne kete loje, por eshte personi qe po i kerkon me shume ato rregulla.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.