Rishikohet drafti i qeverisë për Byronë e Hetimit

Postuar në 02 Mars, 2016 10:50

Byroja Kombëtare e Hetimit do të shqyrtohet nga Komisioni i Reformës në Drejtësi së bashku me paketën e ndryshimeve kushtetuese. Byroja pritet të jetë në varësi të Prokurorisë speciale antikorrupsion, në rolin e një policie gjyqësore.  Tanimë, Komisioni i Reformës, do të duhet të rishikojë projektin e Qeverisë, për të përshtatur varësinë e Byrosë, direkt nga Prokuroria special antikorrupsion. Në të njejtën kohë, duhet që të ndërhyhet edhe në Kodin e Procedurës penale, pasi vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili rrëzoi variantin e parë të Byrosë, kërkon që kjo strukturë të parashikohet dhe në këtë Kod, i cili që prej afër dy vjetësh i është nënshtruar një rishikimi nga ana e ministrisë së Drejtësisë, e cila ende nuk e ka përmbyllur punën e saj, raporton Zeri i Amerikës.

Comments

Submitted by Symadhi (not verified) on

Ta bejne si te duan, vetem aman ta bejne kete kodosh Byroje ( se na u be si puna e Byrose Politike te Enver Hoxhes - sikur nuk i gjenin dot nje emer tjeter, si psh, Prokuroria Antikorupsion, apo c'te duan, por vetem Byro, aman jo).
Aman, vetem bejeni, edhe emrin si t'ju kercase verjani, por na lodhet e na merzitet aq shume, o zoterinj polileshe, sa nuk po hapim dot TV mbasi na del o Rama, o Basha, o Sala, o Meta.
Te kater keto figura, po na dalin ne ender e po na lene pa gjume.
Na jane bere si figurinat e letrave te bixhozit, dikush Rama si fandi spathi, SalA si derri mac, Basha si cupa kupe dhe Meta si Asi nen menge.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.