Prioritetet kryesore të opozitës, dekriminalizimi dhe zgjedhjet
Pas një takimi me aleatët që ka zgjatur rreth 70 minuta, kreu i opozitës Lulzim Basha ka shpalosur 3 kushte që i janë vendosur mazhorancës. Ajo që bie në sy është se në prioritetet e opozitës është dekriminalizimi dhe zgjedhjet e lira, dhe më pas reforma në drejtësi.
“Reforma në drejtësi është diskutuar, është një ndër prioritetet por dekriminalizimi dhe zgjedhjet e lira janë prioritete kryesore. Aleanca e krimit ka përballë një aleancë opozitare që vjen duke u zgjeruar dhe e thekson prioritetin e gjithë prioriteteve procesin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Sot kemi dalë me kushte të qarta, të firmosura nga cdo parti që është në aksionin opozitar, me të tjerë jemi në dialog e bashkëpunim që presim të jenë pjesë e këtij koalcioni…opozitar, që ka marrë përsipër një detyrë me një 97 pa plumba në një Shqipëri të zotëruar nga krimi brenda dhe jashtë parlamentit”-deklaroi Basha.
Comments
Akoma keta budallenjte,
Akoma keta budallenjte, kujtojne se po luajne e ka kush e ka, si kalamajte e kopshteve.
Koha e degjimit me shume e shume vemendje,nga maxhoranxa nen presionin e nderkombetareve, ka mbaruar, qysh se erdhen, opnioninet e shkruara te Venecias.
Brenda ketija muaji, do te perfundoje patjeter Reforma ne Drejtesi, ne bashkeudhetim me Dekriminalizimin, e mandej Reforma Zgjedhore, qe eshte pjese e e Reformes ne Drejtesi.
Vlen per t'u theksuar se sa here ka zgjedhje ne vendin tone, partia Demokratike, qe e ka bere vete ligjin Zgjedhor, kerkon te beje ligj te Ri. Ligji i zgjedhjeve, eshte ligji qe eshte ndryshuar nga partia Demokratike, me shume nga te gjithe ligjet e kesaje Republike. Edhe ketu, sikur eshte tejkaluar dhe perkedhelur tej mase kjo force politike.
Ju pershendes.
Add new comment