Treguesi Dixhital 2016/BE-ja me ritëm të mirë. Dimensioni me rritjen më të shpejtë: Integrimi i Teknologjisë

Postuar në 29 Shkurt, 2016 19:10

Bashkimi Europian mbetet një nga hapësirat me ritmin më të shpejtë në konkurencën dixhitale, por brenda tij shpejtësia është e ndryshme. Treguesi i Ekonomisë dhe Shoqërisë Dixhitale(DESI 2016) jep të dhëna për rritjen e vendeve të BE-së, por krahasuar me një vit më parë kjo rritje është më e ngadalësuar. Treguesi bazohet mbi këtë strukturë: ndërlidhja(connectivity), pra aksesi në një shërbime të shpejta; kapitali njerëzor, që mat aftësitë e nevojshme për të përfituar nga oferta e shoqërisë dixhitale; përdorimi i internetit, e cila bazohet në aktivitetet që njerëzit realizojnë online; integrimi i teknologjisë dixhitale e cila mat dixhitalizimin e biznesit dhe shfrytëzimin e shitjeve online, si dhe në fund shërbimet publike dixhitale.

Sipas të dhënave të DESI, vendet e BE-së ndahen në disa kategori: ato që qëndrojnë mbi mesatarene europiane dhekanë rritje më të madhe se mesatarja europiane, ku bëjnë pjesë: Gjermania, Austria, Estonia, Malta, Holanda dhe Portugalia.

Vendet që qëndrojnë mbi mesataren e BE-së, por që kanë rritje më të ngadaltë në 2015-ën sesa BE-ja në tërësi. Këtu bëjnë pjesë: Belgjika, Danimarka, Finlanda, Irlanda, Lituania, Luksemburgu, Suedia dhe Britania e Madhe.

Në vijim janë vendet që janë poshtë mesatares së BE-së, por që në vitin 2015 patën shkallë rritjeje më të lartë sesa ajo e BE-së. Këtu përfshihen: Spanja, Kroacia, Italia, Letonia, Rumania dhe Sllovenia.

Në fund janë ato vendet që qëndrojnë poshtë mesatares së BE-së në të dyja kuptimet dhe këtu përfshihen: Bullgaria, Qipro, Republika Çeke, Greqia, Franca, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia(rastësi ose jo, këto janë vendet, pa Bullgarinë, me manifestim konservatorizmi aktualisht).

Në vitin 2015 të gjitha vendet kanë njohur rritje, përveç Suedisë që qëndroi në ven me treguesin 0.67. Duhet patur parasysh se mesatarja e rritjes europiane ishte 0,52, që është vetëm 0.02 pikë më shumë sesa viti 201 4 dhe këtu ka rëndësi fakti se ngadalësimi është pasojë 4 dimensioneve të Treguesit nga 5 që e përbëjnë: “Integrii i Teknologjisë Dixhitale ishte i vetmi që ka patur rritje të shpejtë: u rrit 0.035 gjatë vitit të fundit, më shumë se 0.023 që ishte në vitet 2014-2015”, referon raporti.

Vendi me performimin më të mirë ishte Danimarka(0.68), Holanda(0.673), Sueedia(0.672) dhe Finlanda(0.669). përmirësim të shpejtë ka njohur Kroacia, Portugalia dhe Rumania, duke ngushtuar hapësirën mes vendeve me performancë më të mirë dhe atyre me performancë të ulët.

Indeksi ka rëndësi pasi jep një pasqyrë të ritmit të shoqërisë dhe ekonomisë në kushtet e një realiteti të ri global që kërkon burime dhe aftësi të reja, por edhe shpejtësi në adoptimin teknologjik. Kur flitet për një treg të vetëmn dixhital, nënkuptohet patjetër një standard që edhe Shqipëria duhet ta ndjekë, pasi jashtë sistemit ekonomik nuk mund të ekzistosh...normalisht. 

 

https://ec.europa.eu/digital-agenda/desi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.