BAROMETRI: 59% e tiranasve, Veliaj ka punuar mirë
Në kuadrin e serisë së sondazheve BAROMETËR, zhvillova në periudhën 13-19 shkurt një sondazh në zonat urbane të bashkisë së zgjeruar të Tiranës, ku banojnë rreth 90% e zgjedhësve të saj. Anketueset dhe modeli statistikor janë pothuaj njësoj me ato që përdora në sondazhin tim 3 muaj para zgjedhjeve lokale të vjetshme, të cilin e paraqita në emisionin Shqip në Top Channel. Në atë sondazh parashikova për kandidatët e majtë për kryebashkiakë 800 mijë vota në të gjithë vendin, nga 830 mijë që morën pas 3 muajsh.
Kampioni i sondazhit të Tiranës: 1000 tiranas urbanë 18 vjeç e sipër. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor për kampionin e plotë: plus/minus 3%. Më poshtë vijojnë përgjigjet që kanë dhënë të anketuarit.
1-A mendoni se kryebashkiaku Veliaj ka punuar mirë deri më sot?
59%-Po; 35%-Jo; 6%-S’e di
Vjet votuan për Veliajn rreth 41% e të gjithë zgjedhësve me banim në bashkinë e zgjeruar – përfshirë ata që morën e ata që s’morën pjesë në zgjedhje, por që nuk janë në emigracion. Me ekstrapolim për të gjithë territorin e bashkisë, rezulton se rreth 230 mijë zgjedhës kanë sot opinion pozitv për punën e Veliajt, krahasuar me 160 mijë që votuan vjet për të. Diferenca prej 70 mijë zgjedhës përbëhet kryesisht nga tiranas të majtë që nuk morën pjesë në zgjedhjet lokale.
2- Bazuar në ç'keni parë e dëgjuar në 7 muajt e fundit , a mendoni se në 3 vjetët e ardhshme do të shtohen/zgjerohen hapësirat e gjelbra?
44%-Po; 50%-Jo; 6%-S'e di
Pra, nga rreth 230 mijë zgjedhës tiranas që kanë opinion pozitiv për punën e derisotme të Veliajt, vetëm rreth 170 mijë mendojnë se do të shtohen hapësirat e gjelbra në Tiranë gjatë mandatit të tij. Diferenca prej 60 mijë zgjedhës përbëhet kryesisht nga tiranas të majtë që nuk morën pjesë në zgjedhjet lokale.
3- A mendoni se në 3 vjetët e ardhshme do të përmirësohet trafiku në qytet?
42%-Po; 53%-Jo; 5%-S'e di
Pra, nga rreth 230 mijë zgjedhës tiranas që kanë opinion pozitiv për punën e derisotme të Veliajt, vetëm rreth 165 mijë mendojnë se do të përmirësohet trafiku në qytet gjatë mandatit të tij. Diferenca prej 65 mijë zgjedhës përbëhet kryesisht nga tiranas të majtë që nuk morën pjesë në zgjedhjet lokale.
4- A mendoni se në 3 vjetët e ardhshme do të përmirësohet ndriçimi i qytetit?
72%-Po; 23%-Jo; 5%-S'e di
Pra, nga reth 230 mijë zgjedhës tiranas që kanë opinion pozitiv për punën e derisotme të Veliajt, rreth 280 mijë mendojnë se do të përmirësohet ndriçimi në qytet gjatë mandatit të tij.
5- A mendoni se në 3 vjetët e ardhshme do të përmirësohet pastrimi i qytetit?
71%-Po; 25%- Jo; 4%-S'e di
Pra, nga reth 230 mijë zgjedhës tiranas që kanë opinion pozitiv për punën e derisotme të Veliajt, rreth 275 mijë mendojnë se do të përmirësohet pastrimi i qytetit gjatë mandatit të tij.
6- A mendoni se në 3 vjetët e ardhshme do të përmirësohet qendra e Tiranës?
60%-Po; 30%-Jo; 10%-S'e di
Pra, numri i zgjedhësve që kanë opinion pozitiv për punën e derisotme të Veliajt (rreth 230 mijë) është pothuaj i barabartë me numrin e atyre që mendojnë se do të përmirësohet qendra e Tiranës gjatë mandatit të tij.
7- A mendoni se në 3 vjetët e ardhshme do të shtohen/zgjerohen shkollat/kopshtet/çerdhet publike?
60%-Po; 32%-Jo; 8%-S'e di
Pra, numri i zgjedhësve që kanë opinion pozitiv për punën e derisotme të Veliajt (rreth 230 mijë) është pothuaj i barabartë me numrin e atyre që mendojnë se do të shtohen/zgjerohen shkollat/kopshtet/çerdhet publike gjatë mandatit të tij.
8- Cila nga këto punë mendoni se duhet të jetë prioriteti nr 1 i bashkisë në 3 vjetët e ardhshme?
24%-shtimi i parqeve/këndeve të lodrave;
24%-shtimi/zgjerimi i shkollave/kopshteve publike;
22%-rregullimi i rrugëve dhe rrugicave të lagjeve;
11%-transporti publik;
10%- pastrimi;
4%-Tjetër;
5%-S'e di
9- Bazuar në ç'keni parë e dëgjuar në 7 muajt e fundit, cilën punë mendoni se ka bërë më mirë bashkia?:
28%-pastrimin;
19%-organizimin e festave;
15%-riparimin e rrugëve/blloqeve;
13%-ndriçimin;
4%- përgjigjen ndaj emergjencave/shqetësimeve të qytetarëve;
17%-Asnjë;
4%- S'e di
Comments
karamelja...
Just-in-time ky "barometer", zoti Zaloshnja. Urime! Duhej nje karamele per Veliajn ne ditet e parkut dhe gjobave...
E mira, nganjehere, kuptohet
E mira, nganjehere, kuptohet me vonese, per aresye si te mos formimit kulturor, ashtu edhe te injorances se trashegueshme, qe jane prezente ne jeten tone te perditeshme.
Kesaje maxhorance, i ka rene per hise, te qeverise kete vend, keshtu sic eshte, me injorante, budallenje, te mencem, ziliqare, koketule, cmirezinj, njerez te mire e pozitive, pavaresisht perkatesise politike, e keshtu me rradhe.
Prandaj, shume njerez, nisen nga interesa te castit, dhe japin mendime miopesh, pa largpamesi e perspektive. Thjesht, meskine injorante.
Zoti Zaloshnja, ju pergezoj per kete sondazh real.
Kjo eshte shoqeria e sotme shqiptare.
Ti shikon mire keto gjera
Ti shikon mire keto gjera sepse je SYMADH. Ne te tjeret nuk mund ti shohim, bile si pasoje mungeses se "largpamesise dhe perspektives" qe ti ke me shumice,nuk mendojme si ti. Arresyen per kete ti e kethene qarte prere : Jemi thjesht meskine injorante.
Sharlatani Eriveli, nje
Sharlatani Eriveli, nje hajdut me cizme qe as partia e vet nuk e donte, mori diku te 52% te votave ne qershor, plot 13% me pak se koalicioni. 13% me pak eshte nje mase drastike e gati e padegjuar ne Shqiperi ku njerezit votojne sipas partise. Ne rrethanat ku jemi, kjo ishte as me pak e as me shume se sa nje lloj revolucioni.
Tani vjen Zalo e na thote qe kete njeri qe e urrente partia e tij, qe qe kur ka ardhur i kane plasur protestat cdo dite se po firmos vetem e vetem leje per ndertuesit e xhaxhi Edit, i paska kercy aprovimi me 7 pike perqindje. O Zalo, po sado hajvan ta kujtosh popullin ti, nuk ka vajt deri ne keto nivele.
Ju zoti MIOP, nuk ju komentoj
Ju zoti MIOP, nuk ju komentoj.
Nuk komentoj, komentet e komentuesve.
Une komentoj shkrimin e paraqitur.
Gjithmone, pergezoj zotin Zaloshnja per kete sondazh.
Per ju, kam vetem nje fjale, vizitohu tek okulisti, dhe pastaj, bli nje pale syze qorrash, qe te eleminosh MIOPINE. Ju uroj sherim te shpejte nga MIOPIJA, mbasi te le prapa ne informim.
Tung.
Add new comment