Lulzim Basha flet për “kultin e individit të lirë”. Po a është ai vetë i lirë?
Forumi për Liri dhe Demokraci ka organizuar një aktivitet të titulluar “Politika simbolike, një dialog për qytetarin dhe demokracinë”, me rastin e 25 vjetorit të rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës. I ftuar ka qenë edhe kryetari actual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili ka bërë disa deklarate që mund të veçohen: “Shqipëria nuk ka nevojë për kultin e individit diktatorial, për kultin e individit që shembëm 20 vite më parë, për simbolin e “njeriut diell” nga e cila varet ekzistenca e çdo robi e çdo skllavi e çdo proletari e çdo demokrati apo çdo socialisti. Nuk ka nevojë për kultin e individit për të cilin duhet të thërrasim “Rroftë udhëheqësi i partisë!”, sa herë marrim në dorë tapitë e legalizimit apo na kthehen si shërbime taksat që na merren nga xhepat tanë. Shqipëria ka nevojë për kultin e individit të lirë, pa të cilin demokracia mbetet një formalitet. Individ të lirë, këtij tipari, këtij identikiti të demokracisë perëndimore cili është aksioneri i vërtetë i shtetit, si kontratë i demokracisë i individit që e kupton se shteti nuk disponon asnjë mjet sepse të gjitha mjetet burojnë nga individi...”.
Këto fjalë të bukura i dëgjojmë përherë, njëherë na i prrallis Edi Rama që nuk i ka lënë kusur pikturës verbale, njëherë Ilir Meta që flet për integrim, njëherë Berisha që shpallet si adhurues i shqiptarëve dhe tani edhe Lulzim Basha. Ku qëndron dallimi: Mund të pyetet, mes këtyre, kush është më i liri si individ, ai që i merr vetë vendimet në përputhje me detyrën dhe i pakushtëzuar përveçse nga rrethanat? Përgjigjen më mirë ta japë Basha, mendimi për të cilin qëndron diku mes një beniamini të Sali Berishës, një përfaqësuesi të asaj që mund të quhet proxy politikë dhe dredharakut ende të pasukssesshëm, që në disa muaj u përfol se po luante në prapaskenë të bamirësit të vet, Sali Berishës. Analogjia me të në PS, në kuptimin e sjelljes politike, ka një emër: Erjon Veliaj.
Add new comment