Mesazh i koduar i Sorosit për Lulzim Bashën

Postuar në 17 Shkurt, 2016 22:06

Lulzim Basha është në vështirësi. Loja e tij brenda PD-së dhe të djathtës është në rrezik. Afilacioni i tij me Soros, po e ekspozon si një antiberishë, prej nga ku nuk mundet të shpëtojë as me teorinë e “100-sheve të zeza”.  Pra loja e sharjes reciproke mes tij dhe Ramës, për të mbuluar përkatësinë e përbashkët nuk ecën më. Soros nuk ka kohë të shpjegojë se ashtu si Marksi që deklaroi se “unë nuk jam marksist”, as ai nuk “është sorosian”. Sikur Basha këtë të kuptonte, me siguri që nuk do ta kishin kuptuar.

Opozitë e standardeve, e vlerave etj., janë as më shumë e as më pak projeksione të shoqërisë së hapur, e cila nga krahu konservator lexohet si: shoqëri e shqyer.

Të zgjuar, ose pasues të Sorosit janë ata që si Sorosi kuptojnë sorosianizmin e vërtetë: Kap paratë jo “idetë”. A nuk kanë bërë këtë përgjatë 25 viteve fidanishtet e Xhorxhit në Shqipëri? Me para bien më shpejt barrierat sesa duke bërë luftëtarin e ideve. Thuhet se miliarderi ka vendosur të japë një ndihmë të vogël, banale në dukje, por të vyer: ai i ka nisur një mesazh Lulit: Be smart.

Mënyra e zgjedhur është mbulim i përkryer. Mesazhi është transmetuar nga Tv Klan sot: 

 

Mesazhi vjen në një ditë kur një media e majtë publikoi kabllogramin se “Berisha dëgjon vetëm Tv Klanin”. Pra Luli: Be smart!

PS: Boronica është edhe e zezë, por edhe e kuqe. Pra kuq e zi. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.