Reagimet për shkarkimin e Canit dhe emërimin e Ahmetajt
Pas shkarkimit të Ministrit të Financave Shkëlqim Cani dhe zëvendësimin e tij me Arben Ahmetajn kanë qenë të shumta reagimet si nga kampi i shumicës ashtu dhe ai i opozitës. I pari që komentoi këtë lëvizje në kabinetin qeveriar ishte deputeti Ben Blushi, që foli për një reagim të vonuar të kryeministrit, duke parë situatën ku ndodhet ekonomia e vendit.
“Ekonomi e përkeqësuar,taksa jo të balancuara, shumë pak politika për të varfërit, performance e administratës fiskale ka qenë e dobët, besoj se është një ndryshim i vonuar. Nuk kam asnjë arsye të komentoj emrat, problem nuk janë emrat por është mënyra si po qeveriset, pra nëse ka një arsye për të shikuar këtë qeveri është metoda, më shumë se emrat”-deklaroi Blushi.
Një reagim edhe më të ashpër pati nga Partia Demokratike. Kryetari Lulzim Basha përmes një deklarate me shkrim atakoi jo vetëm largimin e Canit, por edhe emërimin në postin e Ministrit të Financave të Arben Ahmetajt, i cili sipas Bashës do vazhdojë plaçkitjen e nisur nga Shkëlqim Cani.
“Pasi bëri kurban Shkëlqim Canin për të mbuluar vjedhjen e 400 milionë dollarëve në tatime dhe dogana, me caktimin e Arben Ahmetajt si ministër financash, Rama konfirmoi se plaçkitja, zhvajtja, mbushja e xhepave me paratë e shqiptarëve, janë standartet e tij të qeverisjes. Ahmetaj është ndër më të besuarit e bandës plaçkitëse të Edi Ramës. Ai ka feksur me landfillin e Elbasanit nga ku vidhen 10 mijë euro para publike në ditë, dhe ka shkëlqyer si ndërmjetësi i pazarit të fshehtë, të paligjshëm dhe korruptiv për mega-aferën Skavica”-thekson Basha në deklaratën e tij.
Ndryshimet në qeveri janë komentuar edhe nga deputeti Taulant Balla, i cili tha se Arben Ahmetaj do çojë më përpara reformat e nisura, duke përgëzuar kryeministrin që me emërimin e Milva Ikonomit vendosi një tjetër standard për barazinë gjinore të qeverisjes. Kryeministri Rama reagoi ne Facebook duke thënë se misioni baze per dy ministrat e rinj është pershkallezimi i operacionit kunder informalitetit dhe lehtesimi i metejshem i biznesit te ndershem.
https://www.facebook.com/edirama.al/?fref=ts
Comments
Si PD, ashtu edhe Ben Blushi,
Si PD, ashtu edhe Ben Blushi, populli shqiptar, ka nje perifrazim shume sinjifikativ : " sa me shume t'i ferkosh, aq me shume fryhen, si puna e atije . . . ".
Cdo fjale qe thone keto lloj rrotullhanesh, nuk duhen degjuar. Edhe sikur te kene te drejte (qe mund te jete ne raportin 1/99), perseri nuk duhen degjuar.
Jane bere te neveritshem.
Bej thirrje publike, o popull, bojkotoni parazitet e popullit shqiptar, PD dhe Ben Blushin.
Ju pershendes.
Add new comment