Informaliteti dhe lehtësimi i biznesit të ndershëm - fatura që pagoi Shkëlqim Cani
"Misioni baze per dy ministrat e rinj pershkallezimi i operacionit kunder informalitetit dhe lehtesimi i metejshem i biznesit te ndershem". Kështu shkruan sot në profilin e vet në Facebook, kryeministri Edi Rama lidhur me ndryshimet e fundit në qeveri. Një mesazh që shkon qartazi për ministrin e ikur, Shkëlqim Cani, i cili është ndoshta i vetmi, përveç Ramës që e di kuptimin e tij. Duhet kujtuar se ministri i ikur i Financave, qëndroi në pozita dytësore në raport me ministrin e Ekonomisë, Ahmetaj, që nga nisja e operacionit kundër informalitetit.
Add new comment